Nuk u paraqit në stërvitje dhe në sfidën me Skënderbeun, merret vendimi për titullarin e rëndësishëm të Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2022 | 14:31

Nuk u paraqit në stërvitje dhe në sfidën me Skënderbeun, merret vendimi për titullarin e rëndësishëm të Flamurtarit

Në Vlorë ka një çështje dhe mban emrin e Shpëtim Moçkës.

SHPETIM MOCKA 1

Portieri ka munguar në stërvitjet e fundjavës dhe nuk udhëtoi as drejt Korçës, ku Flamurtari luajti me Skënderbeun.

Veprimi i papritur i lojtarit që gjithë këto javë ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit, gjeti të papërgatitur stafin teknik.

Trajneri aktivizoi Ariol Kaloshin, por në një moment gjatë lojës, i kapi paniku (kur portieri u dëmtua).

Vetë administratori qartësoi se lojtari ka pasur disa probleme ligjore, por vetëm kaq.

Nuk dihet se çfarë do të ndodhë tani e tutje me 33-vjeçarin, por zëra në klub thonë që nuk do t’i mbyllet dera.

Nëse Moçka dëshiron që të kthehet, nuk do të hasë pengesa.

E gjithë situata ndodhi në mungesë të Sinan Idrizit, që ndodhej në Turqi për arsye pune.

Pritet kthimi i kreut të klubit, që të marrë rrugë kjo histori. Gjasat janë që ai të takohet me portierin për të sqaruar gjithçka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"