Nuk u aktivizua mjaftueshëm me Erzenin, sulmuesi senegalez firmos për skuadrën e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2023 | 15:43

Nuk u aktivizua mjaftueshëm me Erzenin, sulmuesi senegalez firmos për skuadrën e Kategorisë së Parë

Oriku nis merkaton nga elita. Klubi ka siguruar shërbimet e Thierno Thiub, i cili pjesën e parë të sezonit e ka mbyllur tek Erzeni. Sulmuesi që u aktivizua për 10 ndeshje si zëvendësues te shijakasit dhe mori 169 minuta në total, tashmë do të vijojë rrugëtimin e tij në qytetin bregdetar.

thierno thioub

Senegalezi bëhet kështu goditja e parë në këtë “dritare” transferimesh. 24-vjeçari ka firmosur tashmë zyrtarisht kontratën me skuadrën e drejtuar nga Arlind Rustemi.

Lojtari shihet si vlerë sa i përket repartit ofensiv që do të ndihmojë ndjeshëm orikasit në realizimin e objektivit “mbijetesë”. Thierno ka një karrierë relativisht të pasur. Më parë ka mbajtur veshur fanellën e kombëtares U-23 të Senegalit.

Sulmuesi ka pasur aventura edhe në Serbi te Novi Sad, por edhe në Francë apo në Rusi në ekipin e dytë të Spartakut të Moskës. Klubi orikas pritet që në vijim të zhvillojë edhe disa përforcime të tjera.

Mësohet se trajneri dhe drejtuesit janë në bisedime edhe me disa lojtarë, të cilët shihet të domosdoshëm për të përballuar pjesën tjetër të garës. Ndërhyrjet do të prekin çdo repart, pasi në 12 javë skuadra ka shfaqur vërtetë defekte.

E megjithatë, në klub duan që të jenë të kujdesshëm në zgjedhjet që do të bëjnë dhe çdo lëvizje po e studiojnë me vëmendje.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"