Nuk ndodhte që nga 1995/ Kristian Shpendi si Dario Hubner, sulmuesi shqiptar ndez merkaton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2024 | 21:52

Nuk ndodhte që nga 1995/ Kristian Shpendi si Dario Hubner, sulmuesi shqiptar ndez merkaton

Kristian Shpendi ka “shpërthyer”, por kjo nuk është më diçka e re, pasi tashmë jemi mësuar me golat e shqiptarit. Sulmuesi 20-vjeçar i Çezenës mbrëmjen e së hënës ka shënuar golin e 20 sezonal: shifra këto që nuk shiheshin te bardhezinjtë që pothuajse tridhjetë vite më parë, kur Dario Hubner, sulmuesi i famshëm, shënonte 22 herë në Serinë B gjatë sezonit 1995-96. Një epokë tjetër kur bëhet fjalë për futbollin.

SHPENDIII

Por, shqiptari është i vendosur që të thyejë çdo rekord, atë të golave të shënuar në një sezon dhe atë të pikëve të grumbulluar, pasi rikthimi në Serinë B me Çezenën tashmë është shumë pranë, pasi ekipi qëndron në krye dhe i shkëputur 9 pikë me vendin e dytë në renditje, teksa kanë mbetur edhe 7 javë deri në përfundimin e kampionatit.

SIRENAT BIEN – Sezoni i Shpendit te Çezena, padyshim që nuk po kalon pa u vënë re edhe në nivelet më të larta. Sytë e Serisë A janë hapur për profilin e qendërsulmuesit që po paraqitet shkëlqyeshëm në sezonin e tij të parë si titullar në karrierë.

E para, sepse një vit më parë ishte binjaku i tij Stiven që pati shansin të drejtonte sulmin, duke e lënë disi në hije Kristianin i cili këtë vit ka vendosur të mos ndalet së shënuari, duke ngjallur interesin e Fiorentinës dhe mbi të gjitha Sasuolos. Në veçanti, ekipi ku po luan Bajrami dhe Kumbulla po e mendojnë më konkretisht, por do të varet gjithçka nga fundi i sezonit.

Nëse ata do të bien në Serinë B, Çezena vështirë se do të mund të forconte një konkurrent potencial të drejtpërdrejtë. Dhe sa vlen Kristian Shpendi në merkato? Stiveni u shit verën e kaluar për mbi 2 milionë euro: një shifër që nuk ka gjasa të jetë e mjaftueshme për ta larguar Kristianin nga Çezena, që vazhdon të shënojë gola dhe të shohë rritjen e vlerës së tij.


View this post on Instagram

A post shared by Cesena FC (@cesenafc)

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"