Nuk merr as Ronaldon, Martinez lë pushim 8 lojtarë: Test pozitiv me Suedinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2024 | 14:42

Nuk merr as Ronaldon, Martinez lë pushim 8 lojtarë: Test pozitiv me Suedinë

Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez, ka lënë pushim 8 lojtarë titullarë në ekipin kombëtar, mes të cilëve Ronaldo, Kanselo, Zhoao Feliks, Diogo Dalot, Ruben Nevesh, Danilo Pereira, për miqësoren kundër Suedisë sonte në mbrëmje.

roberto martinez

Në këtë mënyrë ai ka vendosur t’i japë një mundësi të rinjve që duhet të garojnë për vendin e tyre në delegacionin e Portugalisë në “Euro 2024”. Duke folur për mediat luzitane, Roberto Martinez ka nënvizuar se kjo ndeshje kundër Suedisë, sikurse ajo e së martës së ardhme ndaj Sllovenisë, do të jenë dy teste të rëndësishme në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian.

“Mendojnë se lojtarët meritojnë pak më shumë pushim, pasi sezoni ka qenë i gjatë dhe i lodhshëm. Por ky është një shans për të gjithë të tjerët. Pres një test pozitiv kundër Suedisë”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"