Nuk ka marrë minutat e pritura te Sasuolo, Kumbulla shpreh dëshirën për të punuar me… De Rosin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2024 | 20:35

Nuk ka marrë minutat e pritura te Sasuolo, Kumbulla shpreh dëshirën për të punuar me… De Rosin

Marash Kumbulla u huazua në muajin janar nga Roma për te Sasuolo, me shpresën për të marrë sa më shumë minuta, duke qënë se mbrojtësi i Kombëtares vinte nga periudhë e gjatë pauze, sepse dëmtoi rëndë ligamentet e gjurit.

kumbulla

Por, nga vajtja te Sasuolo, Kumbulla nuk ka marrë minutat e pritura, kjo edhe për vetë faktin se ekipi ku luan edhe Nedim Bajrami rrezikon rënien nga kategoria dhe ndodhet aktualisht në vendin e parafundit.

Por, në një intervistë së fundmi, menaxheri i 24-vjeçarit u shpreh se Kumbulla do të dëshironte shumë që të punonte me Daniele De Rosin, trajnerin e ri të verdhekuqve. Kështu Roma nuk do të shpenzonte në merkaton e verës, pasi do të fitonte një mbrojtës me parametra zero kur Kumbulla të rikthehet në kryeqytet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"