Nuk ka fitues në Korçë, Kamza “mace e zezë” për Skënderbeun (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2017 | 18:56

Nuk ka fitues në Korçë, Kamza “mace e zezë” për Skënderbeun (Video)

Kamza mund të quhet me plot gojë surpriza më e bukur e këtij kampionati. Në takimin e zhvilluar sot në Korçë ndaj Skënderbeut, kryeqytetasit arritën të largoheshin me kokën lartë duke marrë me një pikë, pas barazimit 1-1.

Radas

Nga ana tjetër korçarët kanë lëshuar disi, pas startit mjaft të mirë që i bënë kampionatit. Ky ishte barazimi i dytë radhazi për bardhekuqtë e Ilir Dajës pas barazimit ndaj Flamurtarit. Radas kaloi në avantazh Skënderbeun në minutën e 66-të, ndërsa në minutën e 86-të, ish-sulmuesi i korçarëve Sebino Plaku, i shtangu të gjithë duke vendosur baraspeshën .

Skenderbeu pj2

MINUTË PAS MINUTE

Përfundon takimi, Skënderbeu-Kamza 1-1.

Skenderbeu-Kamza2

90′ Gjyqtari akordon 5 minuta shtesë.

86′ GOOL Kamza 1-1. Sebino Plaku fiton duelin e shpejtësisë me mbrojtësat e Skënderbeut, i vetëm përball Shehit e ka dërguar topin në cepin e majtë të portës.

83′ Përsëri Kamaza, Imeri provon nga distanca, por gjuajtja e tij përundon jashtë kuadratit.

82′ Neziraj nga e majta kroson për Fukuin në qendër, i cili fiton duelin me Micin dhe gjuan, por goditja e tij përfundon jashtë kuadratit.

73′ Gavazaj depërton bukur nga krahu i djathtë, duke futur një top në zonë, por largojnë në momentin e fundit mbrojtësit e Kamzës.

66′ GOOL Skënderbeu 1-0.  Marko Radas shënon një super gol nga goditja e dënimit, nga një distancë e konsiderueshme. Duke përfituar nga vendosja gabim e murit, kroati është treguar i zgjuar duke dërguar topin në rrjetë. 

64′ Goditje dënimi për Skënderbeun në afërsi të zonës së 16 metrave, gjuan Radas, topi përfundon jashtë kuadratit.

55′ Osmani gjen Souenë në zonë me një top të bukur mbi mbrojtjen. Sulmuesi ndal sferën, por nuk e kontrollon siç duhet dhe rrëzohet në tokë pas një kontakti me mbrojtësit që largojnë rrezikun.

49′ Skënderbeu e nis në sulm pjesën e dytë, Muzaka nxjerr një top për Takun në qendër, ky i fundit gjuan, por gjuajtja e tij përfundon në duart e portierit.

46′ Ka startuar pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë, Skënderbeu-Kamza 0-0.

Pjesa e pare

41′ Traversa i mohon golin Skënderbeut. Taku nga e majta kroson për sulmuesin Soue, i cili godet bukur me kokër, por topi stampohet në traun e portës së mbrojur nga Halilaj.

35′ Erlis Frashëri bën një ndërhyrje shpëtimtare duke i larguar topin nga këmbët Gavazajt, i cili shumë pranë portës mund të kishte shënuar.

31′ Mundësi e artë për Kamzën. Plaku fut një top një zonë për Raçiç, i cili me portë të boshatisur ka qënë i pafat, duke e dërguar topin jashtë kuadratit pas devijimit të lehtë.


27′ Radas krijon iluzionin e golit nga goditja e dënimit, shumë pranë hyrjes së zonës, por topi i kroatit përfundon te rrjeta e jashtme.

 

23′ Taku kroson bukur për Souenë, por topi përfundon në duart e portierit Halilaj.

22′ Një tjetër mundësi e mirë për Xhejms, i cili shumë pranë portës eziton të godasë, duke i dhënë mundësinë Frashërit të largojë topin në këndore.

15′ Xhejms provon me një gjuajtje nga jashtë zonës, topi devijohet në këndore.

13′ Goditje nga këndi për Kamzën, Plaku harkon në zonë ku gjen Fukuin, por goditja me kokë e tij përplaset të Raçiç dhe përfundon jashtë.

11′ Fukui hedh një top për Plakun, por sulmuesi nuk arrin të devijojë topin.

3′ Fillimisht Gavazaj e më pas Taku provojnë të vënë në vështirësi portierin Halilaj. Ky i fundit grushton mirë gjuajtjen qendrore të Takut nga e majta e sulmit.

1′ Ka nisur takimi, Kamza luan topin e parë nga qendra.

Skënderbeu – Kamza 1-1

Radas / Plaku

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Osmani, Taku, Muzaka, Xhejms, (Sahiti 74′), Gavazaj, (Dira 79′), Soue. Trajner: Ilir Daja.

Kamza: Halilaj, Frashëri, Lelis, Kuqi, Idrizaj, Fukui, Arrabal, Ymeraj, (Mumajezi 69′), Rezi, (Neziri 53), Plaku, Raçiç, (Imeri) Trajner: Ramadan Ndreu
Gjyqtar: Adrian Beqiri

KV: Gazvazaj, Mici / Frasheri, Arrabal, Raçiç

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"