“Nuk jam fans i statistikave që të shoh me kë më ka ecur dhe me kë jo”, Shehi përpara transfertës ndaj Laçit: Vetëm rezultati mund të më kënaqë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2024 | 17:03

“Nuk jam fans i statistikave që të shoh me kë më ka ecur dhe me kë jo”, Shehi përpara transfertës ndaj Laçit: Vetëm rezultati mund të më kënaqë

Partizani do të luajë të shtunën në orën 15:00 përballë kurbinasve të Laçit. Një ditë para sfidës, trajneri i “demave”, Orges Shehi doli në një konferencë për mediat, ku u pyet për përballjen delikate që do të ketë në transfertën e Laçit dhe për bilancin negativ që ka ekipi i tij përballë bardhezinjve.

shehi

“Ndërprerjet dihet që janë të përcaktuara, nuk është një ndërprerje që nuk e prisnim, një ndërprerje që për efekt të ekipit kombëtar janë të përcaktuar. Ne kemi lojtarë si te kombëtarja U21 po ashtu edhe te të tjera. Ka qenë një javë me intensitet mbi normalen, edhe pse kemi pasur mungesa sepse siç thashë edhe më parë kemi pasur lojtarë në listat e kombëtareve. Jemi munduar të marrim disa lojtarë nga U19, për të kapur formën fizike të disa lojtarëve që vinin pas dëmtimeve, mendoj që na ka shërbyer.

Mehmeti vazhdon të qëndrojë jashtë, nuk është akoma, ka vazhduar stërvitjen individuale por jo me skuadrën. Shpresojmë javës tjetër. Edhe Albani ka filluar stërvitjen po nuk është në 100% e tij.

Çdo kundërshtar ka objektivat e veta, Laçi është një skuadër që duhet vlerësuar, ka individë të rëndësishëm, ndoshta nuk janë aty ku duhet nga objektivat e tyre. Jemi koshient që është një ndeshje, që jemi përballë një kundërshtari që kërkon të bëjë mirë, mos të harrojmë që kemi ardhur në një fazë që gabimet janë shumë të vështira për t’u rikuperuar.

Unë mendoj që në këtë fazë që është kampionati, çdo transfertë është e vështirë. Nuk jam fans i këtyre statistikave që të shoh më kë na ka ecur e me kë jo, por unë mendoj që kemi humbur një ndeshje nën drejtimin tim, që kemi bërë shumë mirë, por kemi humbur disa raste në minutat e fundit. Prandaj duhet te jemi të përqendruar në çdo moment të lojës.

Ndeshje e kaluar me Laçin? Është një ndeshje që ka kohë, në atë ndeshje kemi humbur shumë raste dhe përqëndrim duke bërë që të humbim takimin, besoj se këto dyja duhet t’i përmirësojmë.

Kampionati është një skemë për herë të parë, për ne detyrim është të bëjmë maksimumin çdo ditë, çdo sekondë, kur jemi në klub por edhe jashtë klubit, sepse kemi përgjegjësi për këtë fanellë që mbajmë veshur. Dhe kjo është ai detyrimi jonë me i madh. Pastaj duke i bërë këto mirë, duke qenë gjithmonë luftarak e agresiv, pastaj rezultatin do ta prodhoj fusha.

Maget ka udhëtuar drejt vendlindjes, sigurisht që ka pasur një program stërvitor, ne i kemi dhënë leje për një problem dokumentacionesh. Biletën e ka pasur 2 ditë më herët se arritja e tij, por ka pasur programin e vet dhe kur ka ardhur në stërvitje s’ka pasur ndonjë problem që të diferencohet nga pjesa tjetër e skuadrës.

Jemi të lumtur dhe krenarë që lojtarët tanë bëhen pjesë e ekipeve përfaqësuese, 2 me U21 tonë, një me të Kosovës. Jemi të kënaqur por i mbetet dhe çunave që të punojnë më shumë dhe mos të kënaqen, të kërkojnë më tepër nga vetja sepse po e bënë, ndihmojnë veten e tyre por edhe ne.

Duke pasur parasysh se në futbollin e sotëm rezultati është mbi të gjitha, dhe baza po ashtu edhe analiza bëhet vetëm nga ai, vetëm rezultati mund të më kënaqë nesër.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"