“Nuk i shikoj pozitat në renditje”, flet Mirel Josa: Çështja “Limaj”? Më intereson… skuadra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2021 | 15:42

“Nuk i shikoj pozitat në renditje”, flet Mirel Josa: Çështja “Limaj”? Më intereson… skuadra

Forma jo e mire që po kalon Kukësi ka qenë vërtet shqetësuese, ku skuadra verilindore ka arritur të marrë vetëm 2 pikë në 4 ndeshjet e fundit, rezultate këto që e largojnë shumë nga zona e Europës.

Mirel Josa Kukesi

Nesër, skuadra e Josës do ndeshet me Apoloninë dhe reagimi nga skuadra duhet të jetë pozitiv, për te dale nga kjo situate aspak komode në të cilën ndodhen. Në kuadër të takimi të nesërm, trajneri Josa ka dhënë dhe një prononcim për mediat, ku foli për rëndësinë e kësaj ndeshje si dhe për mungesat e ekipit. Ja deklarata e plotë e trajnerit

SFIDA NDAJ APOLONISË- Është një ndeshje shumë e rëndësishme, si për ne ashtu dhe për Apoloninë. Kjo për vetë nevojën që kanë të dy skuadrat për pikë. Ne duhet të tregojmë respektin karshi kundërshtarëve, qoftë Apolonia apo çdo skuadër tjetër.

Duke respektuar kundërshtarët, ne respektojmë edhe punën tonë.  Nuk duhet të qëndrojmë te ndeshjet e kaluara, të shohim ndeshjen me Apoloninë, që është e karikuar në këtë periudhë. Kërkon pikët e veta, ka nevojë për to. Këto pikë i duam gjithashtu edhe ne. Është një ndeshje ku nuk ka fare rëndësi pozicioni i skuadrave në renditje, ka rëndësi vazhdimësia e dy skuadrave”.

MUNGESA E GASHIT- Ekam thënë edhe më parë, njëherë na ka munguar Ibraimi, pastaj Eze dhe Gashi. I kemi përballuar gjatë kësaj kohe, edhe pse kemi pasur problemet tona. Normal që dua t’i kem të gjithë lojtarët në dispozicion. Pjesa tjetër e skuadrës është e kompletuar. Kemi nevojë për rikuperimin fizik të lojtarëve. Apolonia luajti me Laçin dhe ne në Shkodër, dy ndeshje shumë të forta. Rikuperimi fizik është kryesori.

KUKËSI FAVORIT? Jo, fare. Nuk i shikoj pozitat në renditje. Nëse respekton kundërshtarin, atëherë ke respektuar punën tënde: kjo është teoria ime e punës.

ÇËSHTJA “LIMAJ”- Nuk merrem me individë, më intereson skuadra. Limajt i është dhënë shansi për të luajtur, mund t’i jepet përsëri në varësi të zhvillimit të ndeshjes. Mua më intereson si do të shkojë skuadra dhe çfarë rezultati do të marrë“, përfundoi Josa.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"