“Nuk i kam ikur policisë”, Luis Rubiales tregon pse ndodhet në Republikën Dominikane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2024 | 11:10

“Nuk i kam ikur policisë”, Luis Rubiales tregon pse ndodhet në Republikën Dominikane

Ish-presidenti i Federatës Spanjolle te Futbollit, Luis Rubiales, nuk po gjen paqe edhe pasi u largua nga drejtimi. Së fundmi janë arrestuar 7 persona, ndërsa 5 të tjerë janë nën hetim për Superkupën e Spanjës, e cila në vitin 2019 u zhvillua në Arabinë Saudite, turne që kapi vlerën e 240 milionë eurove.

rubiales

Prokuroria spanjolle po heton për korrupsion që lidhet me këtë turne, ndërsa në listën e personave mbi të cilët janë lëshuar urdhër arreste është edhe ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales. Ky urdhër nuk është zbatuar ende pas Rubiales ndodhen në Republikën Dominikane.

I pyetur mbi këtë, Rubiales është mbrojtur duke theksuar se nuk i është shmangur autoriteteve: “Jam totalisht i befasuar nga kjo. Unë punoj në Republikën Dominikane prej afro një muaji. Në fakt, familja ime dëshiron që Pashkët t’i kalojnë këtu me mua. Nuk kam evituar asnjë aksion i policisë me këtë”, u shpreh Rubiales.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"