Një tjetër “xhevahir” i Ballkanit drejt largimit, e piketon legjenda… Mutu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2024 | 20:41

Një tjetër “xhevahir” i Ballkanit drejt largimit, e piketon legjenda… Mutu

Një tjetër futbollist i rëndësishëm i Ballkanit, po përgatit largimin drejt arenës Europiane të futbollit. Bëhet fjalë për mbrojtësin Lumbard Dellova, i cili ka përfunduar në “radarët” e rumunëve të Kluzh.  

dellova-mutu-780x439

Sipas PlaySport, Dellova ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Kluzh, të cilët duan t’ia sjellin Adrian Mutus në skuadër në këtë verë. 

Dellova është aktivizuar 7 ndeshje me Kosovën, bëhet me dije se drejtuesit e klubit rumun ta shikojnë nga afër Dellovën në ndeshjen mes Hungarisë dhe Kosovës, më 26 mars. Ndeshja miqësore zhvillohet në Budapest në “PuskasArena”. Nga “Transfermarkt”, Dellova aktualisht vlerësohet 600 mijë euro. 

Mbrojtësi kishte shumë oferta në afatin e dimrit, ku spikati ajo e Nju Jork Sitit, të cili ofruan shifra të majme, por që nuk u pranuan nga Ballkani. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"