“Një stërvitje e mirë”, Çela nuk shqetësohet për humbjen përballë Tiranës: Më mërziti më shumë Kodra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2023 | 15:34

“Një stërvitje e mirë”, Çela nuk shqetësohet për humbjen përballë Tiranës: Më mërziti më shumë Kodra

Trajneri i Kastriotit, Emiljano Çela, ka pranuar pas ndeshjes se kualifikimi apo jo në Kupën e Shqipërisë nuk kishte qenë aspak shqetësimi i tij. Ai pranoi në një farë mënyre se skuadra e kishte interpretuar sfidën ndaj Tiranës si një stërvitje e jo me qëllimin të vazhdonte më tej në Kupë por të fokusohej në kampionat.

cela

“Shfrytëzuam këtë ndeshje si një stërvitje të mirë dhe provuam diçka të re për ndeshjet e ardhshme me rreshtimet që bëmë. U mundova të provoja diçka të re, e patë edhe vetë, më shumë më ka mërzitur dëmtimi i Kodrës sesa rezultati. Nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i uroj suksese këtij kundërshtari dhe të vazhdojmë të përqednro9hemi te objektivat tona që është kampionati.

Njëlloj si 4-0 e dorëheqjes? Të rrini të qetë, nuk m’u rikthye asnjë makth. Nuk ndikoi asgjë në anën time emocionale sot, asnjë gjë nuk ka ndodhur”, tha ai për “Oversport” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"