Një debutues dhe 5 lojtarë të konfirmuar, sa shumë shqiptarë në listën e Maqedonisë së Veriut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2024 | 20:34

Një debutues dhe 5 lojtarë të konfirmuar, sa shumë shqiptarë në listën e Maqedonisë së Veriut

Kapiteni Enis Bardhi, Visar Musliu, Ezgjan Alioski, Agon Elezi, Erdon Daci e Lirim Qamili janë gjashtë futbollistët shqiptarë të përfshirë në listën e trajnerit të Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski për miqësoret e muajit mars ndaj Moldavisë dhe Malit të Zi.  

Maqedonia-Ukraina

Sulmuesi tetovar Qamili që aktivizohet te skuadra elitare e Danimarkës, Hvidovre, është ftuar për herë të parë te Maqedonia e Veriut. Lista e lojtarëve të ftuar u publikua ditën e sotme. Milevski ka ftuar 28 futbollistë. Të dy miqësoret do të zhvillohen në Antalia të Turqisë. Miqësoren e parë, Maqedonia e Veriut, e luan më 22 mars kundër Moldavisë, kurse pas 3 ditësh ndaj Malit të Zi. 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"