Nica: Luftëtari na toleroi. Mos mbështetim arbitrat, mos bëhemi palë me të keqen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2017 | 18:48

Nica: Luftëtari na toleroi. Mos mbështetim arbitrat, mos bëhemi palë me të keqen

Stavri Nica është kthyer te Laçi dhe brenda pak kohësh duket se ka mundur të kthejë kurbinasit në shina për mbijetesën. Megjithatë, në “Gol pas Goli” ai dha mendimin se ekipi i tij ka probleme të mëdha dhe po të mos ishte për një tolerim të Luftëtarit, ndoshta nuk do të kishte dalë me pikë nga takimi i sotëm.

nica

Për problemet që shfaq Laçi

“Kjo situatë do vetëm përqendrim maksimal, do qetësi dhe besim. Janë disa faktorë që duhen kapur që më kohë, pasi me sa shoh është vonë. Por me çfarë pashë në Kukës dhe sot, të paktën shpirti i garës është.

Skuadra mundohet maksimalisht të orientohet në zonat e lojës së fortë, mundohet të krijojë manovër. Por ka vështirësi, shpresa vdes e fundit, mendoj se gjithmonë duhet të kërkojmë deri në fund për të arritur të rezistojmë”.

Për tensionin e ekipit

“Këtu më shumë është psikologji, duhet të flasim. Unë me aq sa kam mundësi e bëj, se nuk mund të bëj edhe trajnerin edhe psikologun në skuadër. Por i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë për të futur psikologjinë në punë”.

Për refuzimin për të folur javën e kaluar pas protestave për gjyqtarin Meta

“Nuk mund të veprohet në futboll gjithë jetën duke bërë masakër. Kur dikush do të bëjë masakër, të degjenerojë këtë djersë. Se çahen lojtarët e gjakosen e shkojnë në spital, kanë shkuar dy, kurse gjyqtarët nuk mund të bëjnë sipas qejfit e urdhrave. Ky është mendimi im. Mos mbështetim arbitrat. Mos të bëhemi palë me të keqen”.

Për frikën e kundërshtarëve ndaj Laçit

“Sigurisht që frikë kanë se janë në lojë akoma. Me aq pikë, nuk mund të thuash se kanë diferencë pikësh, kjo është e hapur. Futbollit nuk i dihet, siç ndodhi sot me ne, që nuk parashikohej. E mendonim fitoren, por ishte e vështirë. Mendoj se toleroi kundërshtari, nuk ishte i impenjuar, me çfarë kam parë në televizor është më agresiv me veprimet sulmuese. Por sot ishte tolerant dhe përfituam ne me fat”.

Përgatitja për ndeshjet e fundit

“Sigurisht që ne në çdo detaj, çdo problem, duhet ta shohim me shumë kujdes, por situata është e vështirë se edhe në dispozicion nuk janë shumë lojtarë dhe me çfarë shoh nuk është ndonjë gjendje optimale fizike në këtë fund kampionati. Dyshoj në disa faktorë, por meqë më kërkuan do u shërbej me sa kam mundësi unë”.

Për tensionin e lojtarëve si Vucaj

“Është dënim i dyfishtë, varet se kur luan më. Sigurisht që këto janë problemet e liderëve në skuadër, në vend që të jetë sakrifikues shumë e të punojë, mbi të gjitha është truri”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"