Ngjallen shpresat për stadiumin e Librazhdit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2014 | 9:03

Ngjallen shpresat për stadiumin e Librazhdit

SopotiNgjallen shpresat e Sopotit për rikonstruksionin e stadiumit. Nga burime konfidenciale brenda Bashkisë së Librazhdit mësohet se shumë shpejt në arkën e bashkisë do të vijë fondi për rikonstruksionin e stadiumit nga FSHF-ja. Duke parë gjendjen e mjerueshme të këtij stadiumi, federata ka bërë gati fondin për rikonstruksionin e fushës së blertë fillimisht. Më pas mendohet të bëhen restaurime të pjesshme në shkallët e stadiumit dhe në dhomat e zhveshjes. Në zyrat e bashkisë lidhur më këtë informacion nuk konfirmohet zyrtarisht, pasi asgjë nuk është e sigurt, por nën zë burime të sigurta tregojnë se çdo gjë është OK dhe se shumë shpejt do nisë shtrimi i tapetit të ri.
L.Qoshku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"