Nga takimet me p*rnostaret te lodrat dhe kokaina, ja rrëfimet më të bujshme s*ksuale për yjet e Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2024 | 14:59

Nga takimet me p*rnostaret te lodrat dhe kokaina, ja rrëfimet më të bujshme s*ksuale për yjet e Premier Ligës

“Futbollistët e Premier Ligës sigurisht që mund të bëhen kreativë kur vjen puna për të çliruar tensionin e të luajturit në nivelin elitar. Kështu që ne nuk mund t’i fajësojmë ata që kërkojnë kënaqësi dhe duan të shtojnë pak emocion jashtë fushës”, shkruan “Daily Star Sport” në një artikull për rrëfimet më të çuditshme seksuale për yjet e futbollit anglez, e cila përfshin nga lodrat e seksit, takimet me yjet e pornos e deri te kokaina.

02

Takimi i yllit të Sitit me pornostares në një birucë

Mistress Estee rrëfeu në vitin 2021 me anë të një video të postuar në “TikTok” se ajo mori një vizitë nga një futbollist i Mançester Sitit pas fitores 7-0 kundër Lids Junajtid dhe u shpreh se të dy ata kaluan një natë pasiononte brenda katër mureve të kuqe të birucës së saj.

5

“Pëlqen t’i masazhoj këmbët e tij dhe…”

Çeril Tuedi, ish-bashkëshortja e Ashli Kol, tregoi në vitin 2008 intimitetin e saj seksual me ish-mbrojtësin e Arsenalit dhe Çelsit. “Ne mbylleshim në dhomën e gjumit dhe ai e pëlqente kur unë i masazhoja këmbët. Mendoj se më shumë meshkuj preferojnë të dëgjojnë frymëmarrje të vogla sesa ulërima të mëdha. Përndryshe ju tingëlloni si një film porno”, shpjegoi Çeril.

4

Viktoria dhe Dejvid Bekham: “Si tubacion i shkarkimit të një…”

Viktoria Bekham, ish-anëtare e grupit legjendar “Spice Girls” foli për atributet e ish-lojtarit të Mançester Junajtid dhe Realit në shtrat: “Paketa e tij është e madhe. Është si gypi i shkakrimit të një traktori”.

3

“I sjell lodra seksi, jam shumë liberale”

Në vitin 2021, Aurah Ruiz zbuloi në “MtMad” detaje të jetës së saj seksuale me Heze Rodrigez , ish-lojtar i Real Madridit që luajti për Stok Sitin : “Unë jam një fanse e lodrave seksi, luaj gjatë gjithë kohës me partnerin tim. Madje ka disa, lodra qe ai nuk i njeh por unë ia sjell. Ai është i kënaqur. Ky është mendimi im, jam shume liberal në këto gjëra, por ka disa njerëz që janë më të butë”.

1

Ish-ylli rumun dhe përdorimi i kokainës për të përmirësuar performancën në seks

Në vitin 2004, Adrian Mutu, në atë kohë një lojtar i Çelsit, doli pozitiv për kokainë. Sulmuesi rumun shpjegoi: “Unë nuk jam i varur nga droga. E mohoj kategorikisht. Arsyeja e vetme që mora atë që mora ishte sepse doja të përmirësoja performancën time seksuale. Mund të jetë qesharake, por është e vërtetë. Mos merr kokainë. Mora diçka që më bëri të ndihem mirë”.

2

Xhorxh Best dhe seksi përpara ndeshjeve

Xhorxh best u kap përpara duke bërë seks përpara se të luante ndeshjen gjysmëfinale të Kupës FA kundër Lidsit. “Lojtarët e Lids morën vesh se çfarë kishte ndodhur në hotel dhe Xhoni Xhiles më sulmoi në fushë”, tha Best pas atij takimi.

best

“Paratë i kam shpenzuar për femra, makina dhe alkool”

Ish-futbollisti serb, Sasha Çurçiç, i cili në Angli luajti për Bolton, Aston Vilën dhe Kristal Palas, njihej dhe si “Xhorxh Besti serb”. “Paratë i kam shpenzuar edhe për femra, makina sportive dhe alkool… jam dakord me të se… pjesën tjetër e kemi shpërdoruar kot!” pranoi Çurçiç, i cili zbuloi romancat e tij me personazhe të famshme si Eva Herzigova, Naomi Kempbëll dhe Karmen Elektra.

323245

“Foto intime nga lojtarë të Junajtid, nga ata të mëdhenjtë”

Përpara disa kohësh, pornostarja e njohur Sky Bri zbuloi se disa lojtarë të Mançester Junajtid i dërgonin mesazhe asaj dhe madje foto intime. “Më kanë mbushur mesazhet me foto intime, madje nga ata të mëdhenjtë, por unë nuk ia hap”, u shpreh Bri në prononcimin e saj.

6

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"