“Nga sot shkruajmë një faqe të re”, Çela: Nuk e pash golin e anuluar të Laçit, por kam shikuar shumë episode të tjera këto 5-6 javë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2023 | 17:38

“Nga sot shkruajmë një faqe të re”, Çela: Nuk e pash golin e anuluar të Laçit, por kam shikuar shumë episode të tjera këto 5-6 javë…

Kastrioti ka mundur Laçin në një ndeshje dramatike në Kamzë me rezultatin 2-1, e vlefshme për javën e 27-të të Superiores. Pas fitores ka folur edhe trajneri i krutanëve Emiljano Çela.bandicam 2023-04-02 17-28-15-345

“Ishte një ndeshje finale për ne, shansi i fundit për të qëndruar në lojë. Nga sot shkruajmë një faqe të re, shkruajmë historinë tonë. Luajtëm nga një kundërshtari të fortë, ndryshuam diçka, kishim përballë një kundërshtar të fortë dhe si Mazrekaj, ishim brenda logjikës së lojës dhe punës. Kur pësuam patëm një tërheqje, lojtarët kanë qenë të rënduar për shkak të gjendjes në të cilën ndodhemi. Pas golit të Laçit loja shkoi në trazicion, ekipet u ndanë në dy reparte, patëm fat që u anulua goli. Patëm fat dhe karakter, nuk kemi më ngjeshje kalendari, kemi cilësi, i kemi të gjitha mundësitë që ti fitojmë të gjitha ndeshjet e sotme.  Nuk e pash golin e anuluar të Laçit, por kam parë penalltinë e anuluar më Teutën në minutën e 92-të, kam parë penalltinë e jo akorduar në këtë ndeshje në minutën e 83-të të Grecës, kam parë shumë e shumë raste të tjera këto 5-6 javë që mendoj që na u përkthyen në këtë ndeshje të sotme, besoj te kompensimi. Shpresoj të ruajmë vazhdimësinë. Nuk u dorëzuam fare, ekipet nuk e përballojnë dot tranzicion pas minutës së 85-të”, u shpreh Çela për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"