Nga LeBron Xhejms e Kërri te Durant dhe Embid, konfirmohet skuadra e “përbindëshave” të SHBA-së në Lojërat Olimpike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2024 | 11:35

Nga LeBron Xhejms e Kërri te Durant dhe Embid, konfirmohet skuadra e “përbindëshave” të SHBA-së në Lojërat Olimpike

SHBA-ja po bëhet gati për Lojërat Olimpike dhe duket se medalja e arit mund të quhet një diskutim i mbyllur sa i përket emrave që do të thirren në Paris këtë verë.

shba lojera olimpike

Mediat kanë zbuluar lojtarët që do të thirren për këtë eveniment dhe 5-shja startuese do të jetë kjo: Stef kërri, Xhejson Tatum, LeBron Xhejms, Kevin Durant dhe Xhoel Embid.

Gjithashtu, emra si: Antoni Dejvis, Bam Adebajo, Kauhi Leonard, Pol Xhorxh, Devin Buker dhe Xhrui Hollidej kanë pranuar për të qenë pjesë e kësaj skuadre, që do të ishte padyshim favoritja absolute për të fituar medalje e arit në basketboll.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"