Nga Kim te Smolling, Interi studion lëvizjet për të “blinduar” mbrojtjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2024 | 13:35

Nga Kim te Smolling, Interi studion lëvizjet për të “blinduar” mbrojtjen

IInteri sheh përpara. Pavarësisht ditëve të zhurmshme në lidhje me çësshtjen “Açerbi-Zhezus” puna vazhdon për të bërë lëvizjet e së ardhmes. Në sulm dhe në mesfushë ka pasur lëvizje me Taremin dhe Zielinskin, ndërkohë që reparti që kërkon riparim është ai i mbrojtjes.

inzagi marota

Situata është e lidhur ngushtësisht me vendimin që do të merret për Açerbin, por duket se zikaltrit kanë marrë vendimin për të ndarë rrugët me këtë të fundit pavarësisht gjithçkaje që do të ndodhë. Interi nuk kërkon një mbrojtës çfarëdo, por një titullar fiks. Nuk do të transferojë një alternativë, por një që të udhëheq repartin. Për momentin nuk mund të flasim për tratativa apo bisedime, por për emra që gjenden në tryezën e zikaltërve dhe po vëzhgohen me imtësi. Drejtuesit janë duke vlerësuar rendimentin e tyre, por edhe historinë që kanë pasur në karrierë për të kuptuar se sa mund të përshtaten në mbrojtjen me tre të Simone Inzagit.

KIM ËSHTË ËNDRRA- Nëse ekziston një mbrojtës që Interi do ta merrte që sot ta transferonte në “Apiano Xhentile” do të ishte Kim. Po, e lexuat mirë: Kim Min Jae. Pëlqimi nuk ka lindur në muajt e fundit, por është një histori dashurie e mbetur përgjysmë mes zikaltërve dhe koreanojugorit, që në kohën kur mbante veshur fanellën e Fenerbahçes. Auzilio e kishte vëzhguar që në vitin 2022 kur PSG-ja vërshoi mbi Shkrinjarin. Kim sot luan me Bajernin dhe teorikisht duhet të ishte i paprekshëm. Mirëpo nuk është. E ka humbur vendin e tij të titullarit, por kjo për paqartësinë që po e rrethon ekipin gjerman. Vlerësimet më të mira do të bëhen në javët e ardhshme, kur të kuptohet se kush do të jetë “timonieri” i ri i Bajernit. Interi është thjesht në pritje në këtë verë u transferuan Pavar dhe Zomer.

TË TJERËT- Mirëpo Kim nuk është profili i vetëm që po studiohet me detaje nga drejtuesit e Interit. Kris Smolling është po ashtu një element i rëndësishëm që ka qenë i lidhur me zikaltrit edhe në të shkuarën. Antonio Konte e donte me ngulm, por nuk u konkretizua si dhe e di shumë mirë që kjo alternativë është e vështirë. Bajerni sigurisht që nuk mund të lërë të lirë (falas) një lojtar të cilin e transferoi 50 milionë euro. Sigurisht që nuk përjashtohet ndonjë huazim. Zikaltrit duan të bëjnë një operacion si ai i Lukakut 2 vite më parë. Raporti mes gjermanëve dhe zikaltërve është shumë i mirë pasi transferim.

Një tjetër emër në tryezë është ai i grekut Mavropanos. Ky i fundit ka bërë mjaft mirë me ekipin e Uest Hemit dhe ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha në Europë. Vlerësimi i tij në merkato është afro 20 milionë euro dhe mbetet për t’u parë se sa zikaltrit do të bëjnë një shpenzim të tillë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"