Nga “hakmarrja” me Teutën deri tek ambiciet me Vllazninë, Gurishta: Nesër marrim trofeun!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2021 | 17:51

Nga “hakmarrja” me Teutën deri tek ambiciet me Vllazninë, Gurishta: Nesër marrim trofeun!

Ditën e nesërme, Vllaznia do të ndeshet me Teutën për trofeun e Superkupës së Shqipërisë.

gurishta

Kjo ndeshje vlen shumë për të dyja skuadrat pasi kampionati i kaluar u mbyll mes polemikash me Teutën kampione dhe nesër do të jetë ndeshja e të vërtetës. Kapiteni i shkodranëve, Erdenis Gurishta foli gjatë në konferencën për shtyp duke filluar nga gjendja e skuadrës, rivaliteti me Teutën dhe mesazhi për tifozët.

Gjendja: “Të them të drejtën të gjithë mezi po e presim ndeshjen. E dëshiroj shumë këtë trofe. Jemi të motivuar. Të gjithë mezi po e presin dhe të gjithë duken ne formë, tani duhet të presim vetëm ditën e nesërme’’.

Polemikat për titullin: ‘’Nuk kam pasur polemika me askënd, pavarësisht si e kanë keqinterpretuar të tjerët. Kam thënë që Vllaznia e ka merituar titullin, jo vetëm unë në fakt, por 80% e Shqipërisë. Nesër do mundohemi që ato 20% që nuk na kanë besuar t’i bindim që ne e kemi merituar titullin”.

Hakmarrje ndaj Teutës: “Fjala hakmarrje nuk duhet të ekzistojë. Ne do bëjmë ndeshjen tonë, do luajmë lojën tonë. Është një ndeshje jo vetëm prestigji, por përderisa është finale duhet ta konsiderojmë si finale dhe finalet luhen për t’u fituar, jo vetëm për t’u zhvilluar. Besoj se nesër do të dalim me kokën lart dhe do ta marrim trofeun. ”

Dëmtimi: ‘’Ishte një dëmtim i vogël le të themi. Besoj që tani jam në gjendjen time më të mirë, jam rikthyer me shumë optimizëm dhe në formë për t’i shërbyer skuadrës dhe për ta ngritur trofeun nesër lart. Pas atij sezonin të sukseshëm duhet të vazhdojmë, sepse më e vështirë është ta mbash suksesin se sa ta arrish. Nesër ne duhet ta fitojmë Superkupën. ”

Ekipi: “Boshti i ekipit është ruajtur, por janë larguar lojtarë të tjerë. Normalisht lojtarët e afruar duan pak kohë që të ambientohen me lojtarët e tjerë, por me sa duket lojtarët e ri janë ambientuar shpejt me ekipin. Besoj se shumë shpejt do jenë 100% të ambientuar. Besoj që është një Vllazni shumë e fortë. A është më e forta apo jo, do ta shohim në vazhdim.”

Tfiozët: “Shpresoj të jenë shumë tifozë që ta mbështesin Vllazninë, edhe pse është pak larg, por gjithsesi ne kemi nevojë për tifozët edhe me atë numër që do të jenë. Kemi nevojë për to, sepse futbolli për tifozët luhet. Shpresoj të na mbështesin dhe ne në fund të dalim të gjithë të gëzuar”, u shpreh Gurishta.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"