Nga eksperienca me gjigantët e Interit te sekreti i shpërthimit te Sivaspori, rrëfehet Rei Manaj: Ja pse nuk dhashë maksimumin me zikaltrit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2024 | 21:41

Nga eksperienca me gjigantët e Interit te sekreti i shpërthimit te Sivaspori, rrëfehet Rei Manaj: Ja pse nuk dhashë maksimumin me zikaltrit (VIDEO)

Në verën e kaluar, ekipi turk besoi te Rei Manaj dhe i ofroi një kontratë për tri vite, edhe pse sulmuesi lushnjar vinte nga një periudhë e errët, me një dëmtim dhe pa ekip për 6 muaj.  

539827

Sivasporit nuk shpenzoi asgjë për të, pasi Manaj ishte lojtar i lirë, ndërsa tani, sipas mediave turke pranë klubit, drejtuesit mendojnë për një shifër 10 milionë euro në verë. 

Në 24 ndeshje të luajtura deri më tani mes Superligës dhe Kupës së Turqisë, bomberi kuqezi ka shënuar plot 16 gola, duke e bërë pikën kyçe të Sivaspor. 

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “TRT” në Turqi, 26-vjeçari  ka treguar arsyen e formës së tij të mirë. Ai thotë që ai po punon shumë në çdo seancë stërvitore, madje tregon për veten e tij kur ishte te Interi në Itali. 

“Talenti nuk është asgjë përpara punës. Unë punoj shumë, godas portën dhe provoj goditjet pas çdo seance stërvitore. Kam qenë te Interi në një moshë shumë të re. Atje isha i pamatur, isha në një klub të madh. Presioni bëri që të mos jepja maksimumin tim.

Megjithatë arsyeja se pse po shpërthej tani te Sivaspori është fakti se jam i pjekur dhe mund të nxjerr gjithçka nga vetja, është kulmi i fuqisë sime. Në vitin e shkuar, kishte shumë ekipe nga Turqia që më donin, por ekipi i parë ishte Sivaspori dhe unë i kisha dhënë një fjalë presidentit, nuk mund t’i dilja nga fjala. E di që ka shumë ekipe që më duan, por tani jam i fokusuar vetëm te Sivaspori”, është shprehur Manaj.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"