Nga Dinamo te Teuta, mbrojtësi Silvio Vokrri, një mundësi për durrsakët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2024 | 16:32

Nga Dinamo te Teuta, mbrojtësi Silvio Vokrri, një mundësi për durrsakët

Silvio Vokrri është një prej lojtarëve të rinj që pëlqehet nga durrsakët. Mbrojtësi 22-vjeçar është aktualisht pjesë e Dinamos dhe gjatë pjesës së parë të këtij sezoni ka luajtur vetëm në dy ndeshje, duke mos pasur hapësirat e duhura te blutë.

VOKRRI

Në këto kushte, mësohet se lojtari me origjinë nga Mirdita, po negocion prishjen e marrëveshjes me Dinamon. Ai mund të vijë te Teuta si futbollist i lirë, por gjithashtu në lojë është edhe mundësia e huazimit. Palët janë në bisedime dhe në orët e ardhshme mund të vendoset gjithçka.

Te Teuta si mbrojtës i djathtë ka luajtur Arsid Kruja, i cili më tepër është një mesfushor me tipare sulmuese, por që e mbulon mirë edhe këtë rol. Kësisoj, Vokrri do të ishte një alternativë për krahun.

FATJON RUPI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"