Nga biftekët te karkalecët, kuzhinerja e yjeve të Premier Ligës: Ja çfarë preferojnë lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2024 | 11:41

Nga biftekët te karkalecët, kuzhinerja e yjeve të Premier Ligës: Ja çfarë preferojnë lojtarët

Një shefe kuzhine që gatuan për futbollistët e Premier Ligës thotë se ushqimet e tyre të preferuara janë biftekët e skarës dhe karkalecat. Kira Menke ka gatuar ushqime për futbollistë të njohur, që nga viti 2021. Ajo u diplomua për Marketing në Universitetin e Bremenit, pas së cilës nisi punë në një kompani suplementesh ushqimore në Berlin, përpara se të fillonte të punonte me sportistë.

kira

Disa nga emrat për të cilat 29-vjeçarja gatuan janë Xheremiah St Xhuste i Sportingut të Lisbonës, Odiseas Vlahodimos i Notingem Forestit, Mikael Gregortish dhe Daniel-Kofi Kyereh i Fraiburgut, si dhe Petar Musa i Dallasit. Kira, që sot është një nutricioniste e njohur nga Kieli i Gjermanisë, tha:

“Disa futbollistë vërtet nuk e pëlqejnë ushqimin e shëndetshëm, kështu që detyra ime është t’i bëj gatimet e pashëndetshme sa më të shëndetshme të jetë e mundur duke gjetur atë ekuilibër. Nuk do të thosha se stili im është ushqimi i mirë. Dua t’i bëj të ndihen sikur janë në shtëpi, më pëlqen të bëj ushqime që do të përmirësojnë shijet. Makaronat me fileto dhe tartuf janë të preferuarat e të gjitha kohërave nga shumica e tyre, por edhe bifteku në skarë dhe karkalecat. Po gjej gëzim në procesin e përgatitjes së çdo lloj vakti. E vetmja gjë me të cilën nuk më pëlqen të punoj është mishi i derrit”.

Kira ka fluturuar nëpër botë për të gatuar për futbollistët profesionistë dhe puna e saj e ka çuar në Britani të Madhe, Amerikë, Portugali dhe Gjermani. Asaj i pëlqen të përgatisë receta të Lindjes së Mesme për klientët e saj, sepse i pëlqen shijet në ato lloj pjatash.

“Më pëlqen shumë të përgatis ushqime të Lindjes së Mesme sepse është shumë bukur të përgatitet, pasi është shumë jeshil dhe më pëlqejnë erëzat. Ëndrra ime është të krijoj librin tim të recetave me të gjitha të preferuarat e mia atje dhe do të ishte mirë edhe për audiencën time. Ushqimi i Lindjes së Mesme më mahniti me shijet e tij të pasura, përbërësit e freskët dhe përvojën e përbashkët të ngrënies”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"