“Nga ana cilësore ishim më të dobët sesa ndaj Vllaznisë”, flet Josa: Barazimi? Nuk jam i kënaqur, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2021 | 15:34

“Nga ana cilësore ishim më të dobët sesa ndaj Vllaznisë”, flet Josa: Barazimi? Nuk jam i kënaqur, por…

Pas barazimit 1-1 ndaj Apolonisë në stadiumin “Elbasan Arena”, trajneri i Kukësit, Mirel Josa prononcohet në mikrofonat e “SuperSport”, duke analizuar këtë takim:

bandicam 2021-03-12 15-29-04-983

“Unë nuk mund të them se çfarë mund te mos funksionojë, nga ana cilësore bëmë një ndeshje më të dobët sesa në Shkodër. I kemi lënë një farë hapësire, kishim disi me topin e parë, kur kishim punë me dyluftimin me mbrojtësit e qendrës, unë nuk jam i kënaqur sepse nuk doja barazim, Apolonia i pati rastet e veta, ne kishim mundësi kundërsulmi, por nuk i shfrytëzuam ato.

Mendimi im është që skuadra kur luan ndeshjet e kampionatit, duhet të hyjë edhe me mentalietetin e duhur edhe ne ndeshjen e Kupës. Nuk është problemi i fazës së mbrojtës, Apolonia mund të bënte rastet e veta, ne duhet të ishim më të ngjeshur, duhej të jepnim frymë sulmit dhe humbjes së menjëhershme të topit.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"