Nedim Bajrami makth, ndaj Milanit kthehet Marash Kumbulla për Sasuolon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2024 | 8:51

Nedim Bajrami makth, ndaj Milanit kthehet Marash Kumbulla për Sasuolon

Sot, në ora 15:00, Sasuolo do të sfidojë Milani që është edhe viktima e preferuar e Nedim Bajramit në Serinë A. Dy gola kundër kuqezinjve për shqiptarin, i cili gjeti një gol dhe asist në javën e fundit të Serisë A kundër Salernitanën.

bajrami kumbulla

Paraqitja pozitive i bëri vend edhe në formacionin e javës në Serie A, të publikuar nga Goal Italia. Lojtari i kombëtares ndan këtë 11-tëshe me emra prestigjiozë si Viktor Osimhen, Rafael Leao apo edhe Fratezi e Mançini. Në fakt, fantazistit i ka ndodhur vetëm një herë që të ketë shënuar në dy ndeshje radhazi në turneun, midis dhjetorit 2021 dhe janarit 2022 me fanellën e Empolit (e para në atë rast ishte kundër Milanit). Në këtë sezon të parë me fanellën e Sasuolos, 24-vjeçari ka qenë i pranishëm në 25 sfida të Serisë A dhe dy në Kupën e Italisë për një total prej 1385 minutash. Dy gola dhe dy asiste në kampionat plus një gol në Kupën e Italisë janë gjithçka që Bajrami ka dhënë për zigjelbërit ku hapësirat janë rritur sidomos pas dëmtimit të Berardit.

SHQIPTARI I MBROJTJES Ndërkohë, shanse titullari edhe për Marash Kumbullën që në sfidën e fundit e barazuar ndaj Salernitanës luajti diçka më shumë se dhjetë minuta. Shqiptari i ardhur nga Roma mund të marrë në formacionin fillestar vendin e Erliçit që ka pasur probleme fizikë në ditët e fundit. Duhet thënë që në këtë sezon ai e ka parë shumë rrallë fushën me vetëm tre prezenca në Serinë A për një total prej 40 minutash. Të gjitha këto statistika kanë lidhje me Sasuolon teksa me Romën nuk zbriti kurrë në fushë për shkak edhe sepse në shumicën e gjysmës së parë të sezonit ishte i dëmtuar.

Huazimi te ekipi nga rajoni i Emilja Romanjas erdhi pikërisht për të pasur një minutazh më të larta, çka nuk po ndodh as me ardhjen në stol të Davide Balardinit. Një seri paraqitjesh nga 24- vjeçari do të ishin të dobishme edhe për kombëtaren e Shqipërisë që do të kishte kështu një element më shumë për prapavijën në kuadër të kampionatit Europian që do të zhvillohet në Gjermani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"