Në stol me Tiranën në Champions, mesfushori transferohet në klubin e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2022 | 17:44

Në stol me Tiranën në Champions, mesfushori transferohet në klubin e Kategorisë së Parë

Skuadra e Besës vazhdon të bëjë goditje të njëpasnjëshme në merkato, duke konfirmuar se kërkon me çdo kusht që të kthehet protagoniste në arenën e rëndësishme të futbollit shqiptar. Kavajasit kanë shtuar radhët e tyre me futbollistë me eksperiencë në ditë e fundit, por edhe me lojtarë të perspektivës.

Tirana

“Panorama Sport” ka mësuar se një nga emrat që do të bëhet pjesë e Besës për sezonin e ri është mesfushori i Tiranës, Enes Kuka. Lojtari i cili ka qenë i pranishëm në pankinë në dy ndeshjet e Ligës së Kampioneve të bardhebluve, do të kalojë në formë huazimi në radhët e ekipit kavajas për këtë edicion, në mënyrë që të fitojë eksperiencë dhe të luajë rregullisht.

Trajneri Gugash Magani mësohet se ka dhënë pëlqimin për realizimin e këtij transferimi, ndërsa pret që futbollisti të jetë pjesë e boshtit të skuadrës me të cilin Besa d të kërkojë ngjitjen në elitë.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"