Në formë të shkëlqyer, futbollisti i Kombëtares shqiptare zgjidhet mes më të mirëve të Europa League

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2023 | 23:27

Në formë të shkëlqyer, futbollisti i Kombëtares shqiptare zgjidhet mes më të mirëve të Europa League

Mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi, po kalon një formë të shkëlqyer te skuadra e Spartës së Pragës, teksa mbrëmjen e djeshme ishte protagonist me një asist mjaft të bukur të dhënë në duelin ndaj Aris Limasol, ku skuadra e tij çeke, triumfoi me rezultatin 1-3. 

qazim laci

Laçi asistoi për golin e tretë, teksa ishte një nga lojtarët më të spikatur në fushë. Mesfushori shqiptar u vlerësuar me notën 8.6 nga “Sofascore”. Po i njëjti aplikacion e ka renditur emrin e tij në formacionin më të të mirë të raundit në Europa League. 

IMG_20231215_104534-621x1024

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"