“Ne bënim lojën, kundërshtari bënte golat”, Çela i zhgënjyer pas humbjes: Kam shumë pak lojtarë efektivë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2023 | 15:21

“Ne bënim lojën, kundërshtari bënte golat”, Çela i zhgënjyer pas humbjes: Kam shumë pak lojtarë efektivë

Kastrioti pësoi një humbje me 4 gola përballë Egnatias në transfertë. Pas këtij takimi, trajneri i krutanëve, Emiljano Çela, u shpreh i zhgënjyer për këtë rezultat dhe për rastet e humbura.

bandicam 2023-03-05 15-14-42-607

“Ne e pamë të gjithë çfarë ndodhi. Ishim gjatë gjithë kohës në kontroll të lojës. Patëm qarkullim. Bëmë gabime amatoreske. E kishim përgatitur mirë ndeshjen. E kishim menduar si do t’i shkonim në dublim. Ju e patë mirë që ne e bëmë lojën, kundërshtari bënte golat me cilësi individuale të lojtarit të vetë. Patëm raste nuk i shfrytëzuam. Nëse penalltia do bëhej gol do të kishte një tjetër vrull loja. Nuk jam i kënaqur. Unë rastet i shikoj në aspektin negativ. Ishte një ekip i disekuilibruar. Këto ishin problemet më të mëdha. I uroj suksese ekipit kundërshtar. Bëri një ndeshje të mirë.

Është e vështirë që ta kërkosh këtë mënyrë loje në çdo ndeshje. Kur je me limite do ta kërkosh lojën brenda limiteve. Tre zëvendësimet në pjesën e parë ishin të detyrueshme. Të tre lojtarët kishin probleme. Unë kam shumë pak lojtarë efektivë. Unë të gjitha armët e mia i kam në fushë. Kjo është vështirësia më e madhe. Patëm shumë probleme. Ekipet e mia nuk janë të tilla. Unë dua ekipin në ekuilibër. Dua ekipe që të jenë cinike. Çdo gjë që ka ndodhur sot unë e kam parë të zezë.

Është një vështirësi shumë e madhe për ne trajnerët. Qoftë Morbek, qoftë Rexhinaldo vijnë nga pauza të gjata. Zonat e presingut i ndajmë me mesfushorët e qendrës. Që këtyre lojtarëve t’u lëmë shumë energji. Shpresojmë që me punën, na duhen rezultatet për të rritur vetëbesimin që të hymë në lojë për të qëndruar në Superiore”, u shpreh Çela për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"