Ndikumana lë Shqipërinë, firmos me një klub ushtarak në Angola

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Qershor 14, 2015 | 18:59

Ndikumana lë Shqipërinë, firmos me një klub ushtarak në Angola

NdikumanaSelemani Ndikumana nuk do të jetë më pjesë e Tiranës, por ai nuk mund të bëhet pjesë e asnjë skuadre tjetër shqiptare në këtë sezon, pasi ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në Angola.

Sulmuesi e ka braktisur përfundimisht Tiranën, e cila e kishte 28-vjeçarin në planet e sezonit të ri. Ndikumana ka firmosur dje në Angola me skuadrën Clube Desportivo Primeiro de Agosto.

Skuadra e re e lojtarit afrikan drejtohet nga gjenerali i ushtrisë angoleze, Karlos Hendrik da Silva. Klubi ushtarak ka uniformë kuqezi dhe Ndikumana do të luajë në pjesën e dytë të sezonit të kampionatit angolez. Clube Desportivo Primeiro de Agosto ka fituar 20 trofe në Angola, 90 tituj kampionë, 5 Kupa dhe 8 superkupa.

Selemani Ndikumana te Tirana ka luajtur në dy sezonet e fundit duke qenë një nga lojtarët më të paguar në ekip. Me fanellën bardheblu, sulmuesi nga Burundi ka zhvilluar 46 ndeshje dhe ka realizuar 13 gola. Ai ka qenë një nga shënuesit më të mirë të bardhebluve në sezonin e kaluar.

Ndikumana u largua nga Shqipëria duke akuzuar se Tirana i detyrohej 28 mijë dollarë. Por mësohet se së fundmi drejtuesit kryeqytetas ia shlyen një pjesë të borxhit sulmuesit, të cilit në fund të kampionatit i mbaroi kontrata me Tiranën. Përveç shmangies së penaliteteve, drejtuesit bardheblu i shlyen një pjesë të detyrimeve sulmuesit. Ata u munduan ta joshin që ai të rikthehej sërish te Tirana, pasi thuhet se bënte pjesë edhe në planet e trajnerit të ri.





www.minuta90.com