Ndeshja e fundit me fanellën e Partizanit, Jasir Asani publikon statusin e lamtumirës: Largohem duke lënë …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2019 | 19:40

Ndeshja e fundit me fanellën e Partizanit, Jasir Asani publikon statusin e lamtumirës: Largohem duke lënë …

Jasir Asani luajti ditën e sotme ndeshjen e fundit me fanellën e Partizanit, teksa në janar do të jetë pjesë e suedezve të AIK Stokholm. 

asani

Nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare, 24-vjeçari ka falënderuar klubin e kuq, për të gjithë ndihmën që i ka dhënë shkupjanit për t’u rritur si futbollist. Kujtojmë që Asani u shpall kampion me Partizanin sezonin e kaluar, duke shkuar historinë me skuadrën e kuqe.

STATUSI I JASIR ASANIT:

Çdo fillim e ka një fund. Kjo ishte ndeshja ime e fundit me Partizanin. Largohem duke lënë pas kujtime të bukura, por mbi të gjitha miq të shumtë, të cilët kanë qenë si një familje për mua në këtë udhëtim, ku arritëm të shpalleshin kampion. Dua të falënderoj të gjitha ata që më kanë ndihmuar të rritëm si futbollist e të përmirësohem në çdo drejtim. Ka qenë një periudhë shumë e rëndësishme për karrierën time aventura tek Partizani. Uroj sa më shumë suksese për demat e kuq në të ardhmen dhe jam i bindur se ai titull i fituar në 12 majin e 2019 është fillimi i një rrugë të suksesshme plot trofe.

Asani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"