“Ndaj Besëlidhjes do të synojmë rezultat pozitiv”, flet drejtori i Veleçikut: Këto mundësi kemi dhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2021 | 10:47

“Ndaj Besëlidhjes do të synojmë rezultat pozitiv”, flet drejtori i Veleçikut: Këto mundësi kemi dhe…

Nuk e kishin parashikuar humbjen me Partizani B, ndaj koplikasit i ka pushtuar dëshpërimi. Kjo disfatë ndikon shumë në objektivin e vetëm të Veleçikut, mbijetesa në Kategorinë e Parë. Për skuadrën veriore, shpresa e fundit mbetet faza e tretë dhe ndeshjet shtesë për të siguruar mbijetesën. Nuri Rexha, drejtori sportiv i Veleçikut, për “Panorama Sport” pohoi se skuadra kaq mundësi ka, pasi dëmtimi i disa lojtarëve i penalizon shumë.

nuri-rexha-veleciku-drejtor

“Këto mundësi kemi. Dëmtimet e disa titullarëve na kanë penalizuar shumë. Në mesfushë na mungon Pelingu dhe kjo ndjehet shumë në paraqitjet e skuadrës.

Në Lezhë do të synojmë një rezultat pozitiv, qoftë ky dhe barazimi që do të na vlejë për fazën e tretë të kampionatit. Nuk kemi tjetër alternativë”, ka thënë Rexha.

BASHKIM RAMEKAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"