NBA/ Boston nuk njeh rivalë në Lindje, Minesota mbron kreun në Perëndim (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2024 | 11:35

NBA/ Boston nuk njeh rivalë në Lindje, Minesota mbron kreun në Perëndim (VIDEO)

Minnesota në Perëndim dhe Boston në Lindje marshojnë në krye në dy konferencat e NBA pas fitoreve përkatëse. Fitorja e pestë radhazi për Boston Celtics, që mbron kreun pas triumfit 118-110 në fushën Brooklyn Nets.

bostoni-768x450

Tatum me 41 pikë ishtë më i miri në fushë për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 53 pikët e dyshes Bridge-Thomas për Nets. Fitorja e 41 sezonale për Celtics, që marshojnë në Lindje pa pasur rivalë që mund të konkurrojnë.

Po në Lindje, zhgënjen skuadra e Milwaukee, që në fushën e tij u mund 123-97 nga Miami Heat. Jovic me 24 pikë e Robinson me 23 bënë diferencën për ekipin nga Florida, ndërsa Antetokounmpo për vendasit u ndal me 23 pikë dhe 11 rebound.

Në Perëndim, Minnesota nuk e lëshon kreun, duke mundur 121-109 Portland Trail Blazers. Edwards me 41 pikë ishte më i miri në parket, i cili gjithnjë e më shumë po bëhet vendimtar për skuadrën e tij.

Fiton edhe ekipi i Los Angeles Lakers, që mundi 125-111 Detroit pistons dhe qëndron në zonën play in. Të gjithë titullarët e ekipit kalifornian realizuan mbi 10 pikë, ku u dalluan Russell me 21 pikë e Davis me 20.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"