“Na u duk sikur ishim në luftë”, Son rrëfen tmerrin në përballjen e luajtur mes Koreve: Jemi me fat që u kthyem në shtëpi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2019 | 23:00

“Na u duk sikur ishim në luftë”, Son rrëfen tmerrin në përballjen e luajtur mes Koreve: Jemi me fat që u kthyem në shtëpi…

Një përballje historike u zhvillua disa ditë më parë, mes 2 Koreve, asaj të Veriut dhe të Jugut. Ky ishte derbi i parë zyrtar mes këtyre 2 vendeve, që tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës së futbollit.

Son55

Përballja u zhvillua në kryeqytetin e Koresë së Veriut, në një stadium të boshatisur, dhe pa praninë e mediave. Sfida përfundoi në barazim 0-0, ndërkohë që në një prononcim për mediat britanike, kapiteni i Koresë së Veriut, Son, rrëfeu vuajtjet e përjetuara në këtë përballje, teksa deklaroi:

Son

“Më vjen keq që nuk fituam, por dua të them se ndeshja ishte shumë agresive, saqë mendoj se ishim me fat që u kthyem në shtëpi të sigurtë dhe pa u dëmtuar. Lojtarët e Koresë së Veriut ishin të ndjeshëm dhe agresivë. Na shanin dhe godisnin.

19748082-7582663-The_Korean_FA_was_given_access_to_pictures_and_footage_before_le-a-5_1571300665724

Na u duk sikur ishim në luftë! Unë kurrë nuk kam parë kaq shumë agresivitet në futboll deri më tani. Koreano-veriorët nuk bënin as kontakte me sy, kur unë u mundova të bisedoja me ta, për të mos folur për përgjigjet”, u shpreh Son.

66565

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"