“Na rri gjithë ditën mendja te futbolli”, Donald Rapo mall për fushat e blerta: Nuk mendoj për një kampionat më të madh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2020 | 16:36

“Na rri gjithë ditën mendja te futbolli”, Donald Rapo mall për fushat e blerta: Nuk mendoj për një kampionat më të madh

Donald Rapo vendosi të ndryshojë skuadër në merkaton e janarit, duke e mbyllur me Luftëtarin për të kaluar me Laçin.FGH

Në një prononcim të dhënë së fundmi, lojtari është shprehur se i mungon shumë futbolli, duke thënë se gjithë kohën i rri mendja aty.

“Nuk kemi çfarë të bëjmë tjetër dhe mundohemi ta kalojmë me stërvitje dhe me shaka. Pranova sfidën e Shkurtaj dhe Demos, për modelin e flokëve dhe i preva.

Idetë e videove komike? Ideja ka qenë e vëllait dhe partneres.

Stërvitja? Na është dhënë një program dhe stërvitemi aq sa kemi mundësi. Në mëngjes fal bëj vrap, me mundësitë që kemi. Janë disa që kanë kushte më të mira dhe e bëjnë stërvitjen në fushë.86627644_10222166788542583_3805564714742710272_o

Sa të mungon futbolli? Mos e pyet! Na rri gjithë ditën mendja aty dhe është shumë e vështirë.

Bomberi në Playstation? Shkurtaj është disi më mirë. E ardhmja? Më duket e vështirë për në një kampionat të madh, kjo për shkak se po shkoj 30 vjet. Do të ishte diçka shumë e mirë për mua, por dua të jem realist.”, u shpreh Rapo për “Supersport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"