Mungonte në stërvitje, klubi i Kategorisë së Parë “blindon” kapitenin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2024 | 22:05

Mungonte në stërvitje, klubi i Kategorisë së Parë “blindon” kapitenin

Kastrioti “blindon” kapitenin. Sokol Neziri nuk ishte parë në asnjë nga seancat stërvitore të janarit të krutanëve dhe kjo shtoi së tepërmi dyshimet. Edhe pse trajneri mundohej që ta justifikonte mungesën e tij, në fushë nuk po dukej për ditë të tëra. Nuk ishte as në miqësoren e fundit që luajtën me Burrelin, duke përforcuar sinjalet e një “divorci”.

sokol neziri

Për këtë shkak gazeta “Panorama Sport” kontaktoi me mbrojtësin, i cili konfirmoi largimin. Nuk ka dha fort detaje, por sqaroi se vendimi vinte për arsye personale. “Jam tërhequr dhe nuk do të luaj më me Kastriotin. Për vitet që m’u dha mundësia të kontribuoj për ekipin e qytetit tim, dua të falënderoj drejtuesit e klubit dhe trajnerin.

kastrioti elbasani

Një falënderim i veçantë shkon për tifozët, që na kanë mbështetur pa kushte”, thotë Neziri që ka qenë pjesë e krutanëve nga sezoni 2014-2022 dhe ka luajtur 152 ndeshje zyrtare. Kjo bisedë u krye në mesditë, por në mbrëmje situata u përmbys. Drejtuesit më të lartë të klubit e kanë bindur mbrojtësin që të mos largohet nga Kruja, duke i plotësuar edhe kushtet që ai kishte. Ramazan Ndreu mund të ndihet më i qetë tashmë, pasi me 27-vjeçarin, krahun e djathtë e ka të sigurt.

SHKËLQIM HASANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"