Mungon një penallti për fierakët, ja rastet për moviolë në Kukësi-Apolonia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2021 | 13:15

Mungon një penallti për fierakët, ja rastet për moviolë në Kukësi-Apolonia

FSHF i kishte besuar ndeshjen Kukësi-Laçi një tresheje mikse, me kryesor Florian Latën nga Durrës. Ka patur disa raste të diskutueshme, duke nisur nga i kuqi i Bytyçit dhe deri tek penalltia e Peposhit. Në minutën e 42- të Gjata i rrëmben topin Bytyçit dhe po afrohet drejt zonës, por pengohet nga mbrojtësi mbi vijën e zonës.

Kukesi-Apolonia

Lata i nxjerr direkt karton të kuq mbrojtësit dhe jep goditje dënimi, jo penallti. Në fakt, duhet të ndëshkonte Bytyçin me të verdhë dhe akordonte 11-metërsh për Apoloninë. Ndërsa në shtesën e pjesë së parë, Haxhiu ndërhyn në zonë ndaj Peposhit dhe ka penallti për kryesorin Lata.

Në minutën e 71-të, kemi një top të kthyer mbrapa të Agiares, por që Harizaj e zotëron me dorë dhe nuk e largon “sferën” me dorë. Kukësi pretendon për goditje dënimi brenda zonës me dy takime, por Lata vijon aksioni. Më pas në minutën e 73-të ka një ndërhyrje në zonë të Kurdiç ndaj Krasniqit, me fierakët që kërkojnë penallti. Një rast shumë i dyshimtë, por që kryesori nuk e ka parë në limitin e një 11-metërshi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"