Mungesa titullarësh, ja formacionet e mundshme në sfidën Kukësi-Apolonia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2021 | 10:56

Mungesa titullarësh, ja formacionet e mundshme në sfidën Kukësi-Apolonia

Kukësi-Apolonia, e vlefshme për javën e 24-t, do të luhet sot në orën 13:00 në “Elbasan Arena” dhe të dy skuadrat do të kenë mungesa titullarësh. Te Kukësi është i pezulluar nga kartonët Albin Gashi, që konsiderohet si mungesa e vetëm për sot. Për shkak të plotësimit të katër kartonëve të verdhë, trajneri Kamarata nuk do të ketë në dispozicion dy lojtarë, Kofi Jeboah dhe Ekemini Ejoh.

kukesi-apolonia-546x354

Pa dyshim që Josa kërkon që t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion, por duke parë ndeshjet e ngjeshura rikuperimi fizik i lojtarëve është çështja kryesore.

Nga ana tjetër, në skuadër rikthehet Rimal Haxhiu, pas pezullimit të javës së shkuar, si dhe është rikuperuar tërësisht nga dëmtimi Stefano Omeri, i cili mori disa minuta edhe në ndeshjen me Laçin. Gjithë pjesa tjetër e organikës është e plotë për trajnerin italian.

Të rrezikuarit – Përveç të pezulluarve nga kartonët, te të dy ekipet gjen lojtarë që nëse ndëshkohen sot me të verdhë do të humbasin ndeshjen e javës së 25-të në kampionat. 4 futbollistë të Apolonisë që rrezikojnë pezullimin, Eljon Sota, Ismaila Diop, Serjan Repaj dhe Skerdilajd Levendi. Ndërsa lojtarët me tre të verdhë te Kukësi janë Gjelbrim Taipi dhe Numan Kurdiç. Pra te të dy ekipet janë 6 lojtarë që duhet të kenë kujdes nga kartoni i verdhë

kukesi (1)

apolonia (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"