Mullai i bindur: E thyejmë Elbasanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2012 | 13:27

Mullai i bindur: E thyejmë Elbasanin

Pogradeci zhvilloi dje stërvitjen e fundit përpara ndeshjes së sotme në Elbasan. Nga sa mësohet, të gjithë futbollistët janë të gatshëm për këtë takim. “Pa dyshim, shkojmë në Elbasan për një rezultat pozitiv dhe këtu kam parasysh fitoren. Gabuam mjaft në takimin me Butrintin në Pogradec. Shpërdoruam shumë, arritëm të shënojmë vetëm një gol dhe kundërshtari ynë na rrëmbeu një pikë. Ne po mendojmë shumë më tepër për renditjen, sepse jemi afër dy vendeve të para. Një rezultat pozitiv na ngjit disa shkallë më lart. Në këtë javë stërvitore kemi qenë tepër të impenjuar. Sfida me Elbasanin nuk do të jetë e lehtë, pasi luajmë në fushën e këtij të fundit. Tekniku Abazaj na ka këshilluar vazhdimisht për mënyrën si do të luajmë dhe kujdesin që duhet të kemi në fushë të gjithë pa përjashtim. Unë jam i sigurt që çdo gjë do të shkojë mirë. Ne duhet të respektojmë kundërshtarin, por mbi të gjitha duhet të jemi më të qetë dhe jo të na rrëmbejë loja”, – shprehet sulmuesi Fabian Mullai.
Pëllumb Starova

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"