“Mrekullia” e nëntë, Partizani si përbindësh, të kuqtë fituan 3-2 kundër Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2015 | 23:37

“Mrekullia” e nëntë, Partizani si përbindësh, të kuqtë fituan 3-2 kundër Laçit

laci-partizaniLAÇI-PARTIZANI 2-3
Golat: Gocaj 05′ Xhejms 36’/ Fazliu 04′ Bulajn out 21′, Mazrekaj 50′
LAÇI: Vujadinoviç, Buljan, Çela, Sefgjinaj, Doku, Mustafa, Veliaj, Gocaj, Nimani (Mitraj 61′), Kruja (Meto 76′), Xhejms. (Në dispozicion: Selmani, Ndreca, Musaj, M.Bardhi, K.Bardhi) Trajner: Armando Cungu
PARTIZANI: Xhika, Fejzullahu, Bicaj, Krasniqi, Ibrahimi, Batha, Daja, Trashi, Fazliu (Bardhi 57′), Sukaj (Raçiç 90′), Mazrekaj (Tafili 64′). (Në dispozicion: Vashaku, Vrapi, Roça, Morini) Trajner: Sulejman Starova
KARTONË TË VERDHË: Mustafa 63′, Çela 66’/ Fejzullahu 65′,Ibrahimi 71′
DELEGAT: Denis Bastari (Tiranë);
VËZHGUES: Astrit Canaj (Durrës)
GJYQTARET L. Jemini, N. Bregasi, D. Myftari/ E. Sino, E. Hamiti

 

Partizani i rekordeve vijon rrugëtimin drejt titullit kampion. I kishte mbetur për të mundur vetëm Laçin këtë sezon dhe këtë e bën në “Elbasan Arena”, teksa mposht në transfertë kurbinasit në shifrat 2-3. Fitorja e djeshme është e nënta radhazi për kryeqytetasit, që si përbindësha po i marrin me radhë kundërshtarët. Nuk shënon Sukaj, por kjo pak rëndë- si ka për një skuadër pothuajse perfekte, teksa golat e Fazliut dhe Mazrekajt, të ndihmuar edhe nga autogoli i Buljan, i japin tri pikët që e mbajnë në krye skuadrën e Sulejman Starovës me 28 pikë. “Pickimet” e Gocajt dhe Xhejmsit nuk u prishin shumë punë të kuqve, edhe pse diçka duket se nuk shkon në repartin e prapavijës, sepse për Partizanin e këtij sezoni duken shumë dy gola në 90 minuta.

Pjesa e parë – Supersfida e kësaj jave, e spostuar në “Elbasan Arena”, nisi vrullshëm dhe është Fazliu që e kalon Partizanin në avantazh në minutën e 4-t. Pasi merr siç duhet një top nga Sukaj brenda në zonë dhe diagonal nga e djathta, Fazliu godet tokazi dhe e dërgon topin në rrjetë, 0-1. Partizani me të drejtë gëzon, por që nuk do të zgjasë më shumë se 60 sekonda. Laçi nuk demoralizohet, por barazon gjithçka me anë të Gocajt, i cili shfrytëzon siç duhet një krosim nga e majta dhe diagonal godet fort, duke mposhtur Xhikën. Barazim 1-1 dhe gjithçka duhet të nisë nga e para, me të kuqtë që nuk u besojnë syve për këtë barazim të shpejtë. Loja bëhet interesante dhe skuadrat luajnë hapur në fushë, me Partizanin që duket më kërkues në lojë. Fillimisht është Sukaj për kryeqytetasit që rrezikon dhe, më pas, Xhika grushton një top të Krujës. Presioni i Sukajt detyron Buljan që ta dërgojë topin në portën e tij, ku shkodrani pas një ikje nga e majta fut topin në zonë dhe aty devijon kroati, me Vujadinoviç që gjendet i papërgatitur. Minuta e 21-të dhe 1-2 për Partizanin. Laçi kërkon që t’i barazojë shifrat, ndërsa kryesuesit duan të mbyllin llogaritë që në pjesën e parë, aq sa shpesh lënë hapë- sira mbrapa. Për të besuarit e Cungut është i përhershmi Xhejms që e nxjerr nga situata Laçin, i cili në minutën e 37-të, pasi shërbehet siç duhet nga një vertikalizim nga mesi i fushës, i ikën mbrojtjes së kuqe dhe fluturimthi godet fort, duke e bërë të pamundur për Xhikën të ndalojë sferën të shkojë në rrjetë, 2-2. Në Elbasan duket sikur golat nuk do të shterojnë kurrë. Partizanit për pak i “dhurojnë” një tjetër gol në minutën e fundit të pjesës së parë, kur Vujadinoviç gjatë largimit të topit godet Sukajn, por topi për pak përfundon ngjitur me shtyllën. Mbyllet një pjesë e parë “e çmendur”, me plot ritëm, gola dhe një lojë “fair-play”.

Pjesa e dytë – Cungu dhe Starova u besojnë titullarëve të pjesës së parë dhe nuk bëjnë zëvendësime, por te të kuqtë mbrojtësit e krahëve ndërrojnë rolet, Ibrahimi i djathtë, ndërsa Fejzullahu pozicionohet në të majtë. Në rastin e parë të rrezikshëm të kësaj pjese, Mazrekaj arrin që të nxjerrë nga repertori i tij një goditje mjeshtërore duke i dërguar shifrat në 2-3. Pasi merr një top nga jashtë zone, rrotullohet me sferën dhe, në momentin që gjen hapësirën për të goditur, lëshon një të majtë që përfundon në rrjetë. Vujadinoviç u zgjat shumë, por nuk e ndali dot topin. Nisje e mirë për kryeqytetasit, por për

Minutat: 

Mbyllet sfida, Laci-Partizani 2-3
81′
Partizani administron lojën, i kthyer mbrapa, ekipi i Starovës mbron mirë dhe nuk lë hapësira.
72′
Karton i verdhë edhe për Labinot Ibrahimin.
67′
Sukaj godet nga distanca, por pret mjaft mirë Vujadinoviç.
65′
Karton i verdhë për Fejzullahun pas një prekje të topit me dorë. Gjithashtu edhe zëvendësimi i dytë te Partizani, largohet Mazrekaj, në lojë Tafili.
57′
Zëvendësim te Partizani, në fushë Bardhi, largohet Fazliu.
54′
Krosim nga e majta drejt zonës së Laçit, Fazliu gjuan fluturimthi, por topi kalon ngjitur me shtyllën.
50′ GOOOOL PARTIZANI, supergol nga Mazrekaj.
Mesfushori merr pasim në hyrje të zonës dhe tenton të krijojë hapësirën për të goditur, e gjen dhe godet me të majtën duke e dërguar topin në rrjetë. 3-2
49′
Sukaj tenton të depërtojë drejt zonës nga krahu i majtë, por bllokohet mjaft mirë nga mbrojtësit e Lacit.
46′
Ka filluar pjesa e dytë, kësaj here topin e luajnë të kuqtë.

Mbyllet pjesa e parë në barazim 2-2
44′ Gabim i Vujadinoviç dhe topi që përplaset në trupin e Sukajt duke kaluar ngjitur me shtyllën pingule.
36′ GOOOOL LACI, supergol nga Xhejms. Top i gjatë për nigerian që del i lirë në mbrojtjen e Partizanit, avancon drejt portës, godet bukur me të djathtën duke realizuar një super gol. Barazohet sfida.
32′ Goditje dënimi për Laçin në krahun e djathtë. Veliaj gjuan drejt portës, por Xhika grushton mrekullisht topin.
29′ Aksion perfekt i Partizanit, Batha kombinon bukur me Fazliun dhe godet fluturimthi, por pret mjaft mirë Vujadinoviç.
21′ GOOOL PARTIZANI. Zbritje e shpejtë e ekipit të kuq. Sukaj avancon drejt zonës, e kthen në qendër, aty ku Buljan e shtyn pa dashje në portën e tij. Sërish në avantazh Partizani.
15′ Rast ideal për Laçin. Xhejms niset me shpejtësi drejt zonës, pason te Kruja i cili del i vetëm përballë portierit, por heziton dhe i dalin përpara dy mbrojtësa. I shmang dhe provon goditjen me të djathtën, por pret mjaft mirë Xhika.
11′ Xhejms merr një pasim nga Gocaj dhe tenton të depërtojë brenda zonës, por mbyll mjaft mirë Bicaj.
05′ GOOOOL LACI, barazon Gocaj. Kundërpërgjigjet shumë shpejt skuadra e Cungut. Krosim nga e majta, Gocaj vjen me shpejtësi brenda zonës dhe e shtyn topin në rrjetë. Barazohet sfida.
04′ GOOOL PARTIZANI. Aksion i bukur i të kuqëve me Trashin që avancon drejt zonës, pason te Sukaj, ky i fundit lë topin në të djathtë për Fazliun i cili godet me të djathtën dhe e dërgon në rrjetë.
01′ Ka nisur sfida, topin e parë e luajnë vendasit e Laçit.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"