Moviola/ VAR-i në gjumë, Erzenit i mungojnë dy penallti ndaj Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2023 | 23:44

Moviola/ VAR-i në gjumë, Erzenit i mungojnë dy penallti ndaj Kukësit

Dy penallti të pretenduara që nuk janë dhënë për Erzenin, një gol i anuluar me të drejtë, po ashtu edhe një 11-metërsh i akorduar dhe më pas i hequr me VAR për Kukësin. Kryesori Indrit Myrtja gaboi jo pak, ashtu si edhe Kreshnik Bajramaj dhe Dorian Maletaj në sistemin VAR.

ZEKA

“Panorama Sport” ju sjell rastet e diskutueshme në ndeshjen e djeshme.

11’ Maliqi i Erzenit pretendon për penallti pas rrëzimit në zonë në duel me Momoh, por nuk është i këtij mendimi arbitri Myrtja. Pamjet filmike i japin të drejtë kryesorit, pasi dueli mes nigerianit të Kukësit dhe kosovarit të Erzenit nuk është në ekstremet e penalltisë.

58’ Da Mota i Kukësit shërbehet nga Salami në zonë dhe në përpjekje për të goditur topin, rrëzohet pas ndërhyrjes së Albës. Arbitri Myrtja akordon direkt penallti, por më pas sinjalizohet nga VAR-i dhe rishikon rastin në monitor, duke ndërruar mendim. Pamjet filmike tregojnë se Alba nuk ka shkaktuar faull, prandaj dhe anulimi i penalltisë ishte i drejtë. Braziliani ka kërkuar të prekë topin, por nuk ka penguar.

62’ Kahrimanoviç shënon për Erzenin, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Pamjet filmike i japin të drejtë anësorit Mani, pasi aksioni ka nisur me një pozicion jashtë loje të Maliqit, i cili më pas ka asistuar te Kahrimanoviç. Kjo u konfirmua edhe nga sistemi VAR.

68’ Jusuf Najara i Kukësit shtyn Maliqin e Erzenit, me këtë të fundit që kontrolloi topin në zonë dhe ishte duke dalë prej saj në krahun e majtë. Arbitri Myrtja vijon lojën, ndërsa as VAR-i nuk ndërhyn. Pamjet filmike tregojnë se kemi të bëjmë me penallti të mohuar për Erzenin.

72’ Peposhi harkon në zonë dhe aty Zeka në përpjekje për të kërcyer me kokë, merr një të shtyrë nga Murati, i cili është i painteresuar për topin. Për arbitrin kryesor nuk ka penallti, por pamjet konfirmojnë se kemi të bëjmë me një faull në zonë dhe 11-metërsh që duhej akorduar për Erzenin. As sistemi VAR nuk ndërhyri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"