Moviola e Laçi-Dinamo/ VAR-i shpëton arbitrin, ja rastet (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2023 | 10:00

Moviola e Laçi-Dinamo/ VAR-i shpëton arbitrin, ja rastet (VIDEO)

Ndeshje shumë e luftuar në Laç, me ndërhyrje të ashpra, penallti të anuluar dhe jo vetëm. Arbitër kryesor ishte Olsid Ferataj, ndërsa në sistemin VAR qëndronin Indrit Myrtja dhe Elvis Gjoka. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha momentet e diskutueshme të takimit.

F.Hazisllari

F.Hazisllari

12’ Pas krosimit të Denison nga goditja e këndit, topi devijohet në zonë nga Juan Mesa dhe përfundon në këmbët e Zabërgjës, që nga afër portës e shtyn në rrjetë. Ka një dyshim për pozicionin e sulmuesit të Dinamos, Zabërgja, por sistemi VAR konfirmon vendimin e anësorit Ilir Tartaraj, që e konsideroi golin të rregullt. Pamjet filmike treguan se Zabërgja mbahej në lojë nga mesfushori i Laçit, Kryeziu. (VIDEO)(VIDEO)

31’ Sobouejlli shërben në zonë për Manellarin, i cili rrëzohet pas ndërhyrjes së Gudiabit. Arbitri kryesor, Ferataj, i ndodhur afër aksionit, akordon penallti për Laçin. Anësori Grabova ngre flamurin për pozicion jashtë loje të Sobouejllit në momentin që aksioni përfundoi me vendimin e kryesorit për penallti. Sistemi VAR i jep të drejtë anësorit, pasi në momentin e pasimit të Manellarit te Sobouejlli në nisjen e aksionit, sulmuesi i Laçit ka qenë në pozicion të parregullt. (VIDEO)(VIDEO)

45+2’ Behiratçe shënon golin e dytë për Dinamon, por anulohet nga anësori Tartaraj për pozicion jashtë loje. Pamjet filmike i japin të drejtë anësorit, që ngre flamurin, pasi mbrojtësi blu ishte dukshëm në pozicion jashtë loje në momentin që mori pasimin nga Denison.  (VIDEO)

63’ Behiratçe ndërhyn ashpër ndaj Kurtit dhe ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë. Kapiteni i Dinamos del nga fusha automatikisht me të kuq, ndërsa në minutën e 25-të kishte marrë të verdhin e parë pas ndërhyrjes ndaj Sobouejllit. Vendime të drejta të kryesorit Ferataj. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"