Moviola e Kukësi-Partizani/ Penalltia është e drejtë, arbitri pengon Atanaskoskin (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 18, 2023 | 8:30

Moviola e Kukësi-Partizani/ Penalltia është e drejtë, arbitri pengon Atanaskoskin (VIDEO)

Ndeshja e së shtunës mes Kukësit dhe Partizanit në “Kukës Arena”, e gjykuar nga Klodian Shahini, kishte disa momente të dyshimta.

shahinaj var

56′ Momenti i parë i dyshimtë i sfidës vjen në minutën e 56-të, ku Kukësi pretendon për penallti. Beshiraj mbahet në zonë nga Janjeva dhe rrëzohet, por gjyqtari vazhdon lojën. Protestojnë vendësit, me Shahinin, që komunikon me VAR-in dhe vijon lojën. Kontakt ka, por jo në limitet e 11-metërshit, ndaj duket vendim i drejtë i gjyqtarit. (VIDEO)

82′ Lamçe ka një kontakt me Mehmetin dhe lojtari i Partizanit rrëzohet brenda zonës. Kontakti nis jashtë 16-të metrave, por arbitri vazhdon lojën. Një moment i dyshimtë, ndonëse pamjet nuk janë shumë të qarta për këtë rast.

90+5′ Tafas ndërhyn ndaj Mensah, që godet topin dhe rrëzohet në tokë, me kryesorin që vazhdon fillimisht lojën dhe pret një konfirmim nga dhoma e VAR-it. Shkon ta rishohë vetërastin dhe vendos për 11-metërsh.

Nga pamjet duket që sulmuesi fiton kohën me portierin dhe prek topin, ndërsa Tafas shkondirekt në trupin e lojtarit të Partizanit. Duket vendim i drejtë i kryesorit dhe VAR-it. (VIDEO)

Kur topi i kthehet Shahinit, ai vendoset keqdhe pengon Atanaskoskin të godasë lirshëm. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"