Moviola e Kastrioti-Tirana/ Arbitri i saktë te penalltia, një karton i kuq mund të evitohej (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2023 | 13:48

Moviola e Kastrioti-Tirana/ Arbitri i saktë te penalltia, një karton i kuq mund të evitohej (VIDEO)

Në ndeshjen e djeshme mes Kastriotit dhe Tiranës ka pasur dy episode të rëndësishme për moviolë, që gjyqtarët në një rast kanë vepruar drejt, ndërsa në rastin e dytë, gjërat mund të ishin zgjidhur më mirë. Gjyqtarë të takimit ishin J.Xhaja, M.Shazivari, E.Gjoka dhe O.Yzeiraj e A.Shkreta në VAR.

dfkjndmn d

Minuta e 13-të: Juxhin Xhaja shkon te VAR-i dhe kontrollon pasimin e Hasanit, që mund të ketë prekur dorën e Selmanit. Arbitri akordon 11-metërsh.

Florent Hasani gabon nga pika e bardhë e penalltisë, Sali bën mrekullinë duke pritur topin.

Vendim i drejtë i Juxhin Xhaja dhe VAR-it, që japin penallti, të cilën gjyqtari nuk e kishte parë, por në këtë rast e ndihmoi teknologjia që të korrigjonte gabimin.

Minuta e 78-të: Gjatë ndeshjes, në minutën 78-të ka pasur një përplasje, e cila ka bërë që dy lojtarë të ndëshkohen me kartonë të kuq.

Në fillim është Çela, i cili i vendos duart Hasanit në grykë, nxehen gjakrat në fushë me lojtarët që kacafyten. Hyjnë Behiratçe, Aleksi e Përgjoni.

Gjyqtarët sinjalizojnë se dy lojtarë e kanë tejkaluar masën dhe kryesori ndëshkon me të kuq, Joan Çelën për sulmin ndaj Hasanit dhe Albano Aleksin për reagimet.

Aleksi në fillim proteston tek anësori, por është i papërmbajtshëm, teksa nuk ndalet nga askush, përshirë edhe ndihmëstrajnerin Karapici, të cilin e shtyn në fushën e lojës.

Në këtë rast, gjyqtari kryesor mund të kishte ndëshkuar lojtarët me kartonë të verdhë.

Gjithsesi, reagimi i Çelës mund të ndëshkohej. Nuk është e qartë përse Aleksi u ndëshkua me karton të kuq. Një vendim që mund të ishte më i butë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"