Moviola e Kastrioti-Teuta/ Mungon një i kuq, Cjapit i vjen në ndihmë… VAR-i (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2023 | 8:50

Moviola e Kastrioti-Teuta/ Mungon një i kuq, Cjapit i vjen në ndihmë… VAR-i (VIDEO)

Kastrioti-Teuta ishte një ndeshje ku dominoi loja e ashpër, duke ia bërë shumë të vështirë menaxhimin arbitrit kryesor, Kreshnik Cjapi. Ky i fundit nxori një karton të kuq, ndërsa fali një tjetër. Në fund akordoi edhe një penallti për Kastriotin, por që e anuloi po vetë më pas, pasi në ndihmë i erdhi sistemi VAR. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha rastet për moviolë në ndeshjen e djeshme në Kamzë.

nvmv

40’-42’ Kapiteni i Kastriotit, Abaz Karakaçi, bën një faull të rëndë në mesfushë ndaj Kallakut dhe ndëshkohet me karton të verdhë. Në këtë moment i vërsulet arbitrit Cjapi, duke bërë gjeste antisportive me duar.

Nuk kalojnë as dy minuta dhe Karakaçi bën të njëjtën ndërhyrje, këtë herë ndaj Albion Markut. Me të drejtë, arbitri i jep kartonin e dytë të verdhë dhe del automatikisht me të kuq.

45’ Mehmeti ndërhyn rënde ndaj Kallakut dhe ndëshkohet me të verdhë. Pas masës disiplinore, mesfushori i Kastriotit godet me kokë Kallakun, por arbitri këtë herë e fal, teksa duhet të dilte me të kuq.

87’ Harkim në zonën durrsake, aty ku Adolf Selmani tenton të godasë topin, që shkon te Kuro, i cili e devijon me dorë dhe më pas e largon.

Cjapi akordon penallti për Kastriotin, por më pas sinjalizohet nga VAR-i dhe ndryshon vendim. Dora ishte në pozicion natyral dhe topi ka prekur fillimisht në trupin e Kuros, prandaj dhe kryesori anuloi penalltinë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"