Momente të vështira për Ilir Dajën, trajneri kampion humbet njeriun e shtrenjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2024 | 23:46

Momente të vështira për Ilir Dajën, trajneri kampion humbet njeriun e shtrenjtë

Ditë zie në familjen e Ilir Dajës! Trajneri kampion i Ballkanit, ka humbur nënën e tij, e cila ndërroi jetë ditën e sotme. Lajmi u konfirmua edhe nga klubi kosovar, nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare. Nëna e trajnerit do të prehet ditën e nesërme më (25 mars) në varrezat e Tufinës në orën 14:00. 

daja ilir

“Me hidhërim të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të nënës sonë. Pritjet do zhvillohen tek shtëpia funerale Parajsa tek ish-Nsherak. Varrimi do të kryhet ditën e hënë 25/03/2024 ora 14:00 tek varrezat në Tufinë”, ka shkruar Ilir Daja.  

 

Në lidhje me këtë ngjarje pikëlluese, klubi i Ballkanit ka treguar solidaritet, ku nëpërmjet faqes zyrtare, ka shkruar:  

“Me pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së trajnerit tonë, Ilir Dajës. Në këto momente të vështira për ta, qëndrojmë me familjen Daja dhe ndajmë dhimbjen e përbashkët. Shpirti i të ndjerës u prehtë në paqe. 

 

“Panorama Sport”, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Daja për humbjen e njeriut të tyre të shtrenjtë.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"