Moment historik për Myrto Uzunin/ Sulmuesi i Kombëtares hyn në “Librin e Artë” të futbollit spanjoll  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2023 | 0:05

Moment historik për Myrto Uzunin/ Sulmuesi i Kombëtares hyn në “Librin e Artë” të futbollit spanjoll  

Moment historik për Myrto Uzunin. Sulmuesi i Kombëtres shqiptare është shpallur golashënuesi më i mirë në Ligën 2 të Spanjës, duke e mbyllur kampionatin në krye me 23 gola dhe 5 asist. Një diferencë e konsiderueshme me +4 gola nga De Haro i Mirandes, që u renditi i dyti me 19 gola dhe 7 asist. 

Uzuni Myrto

Ndërkohë për sa i përket rekordit të golave të shënuar në një sezon nga një sulmues i Granadës, Uzuni i shkoi shumë pranë teksa vetëm 2 gola i “dogjën” rekordin historik.  

Uzuni lista

Ndërkohë ngjitja e Granadës garanton njëkohësisht që Uzuni nuk do të ndryshojë skuadër në verë, pasi sulmuesi i ka premtuar klubit që do të vazhdojë të jetë pjesë e tij, për të qenë protagonist edhe në La Liga ku kishte një rol “episodik” në eksperiencën e tij të parë atje. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"