Misioni mbijetesë, Fejzaj: Kukësi nuk bën llogari, me bardheblutë japim gjithçka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2023 | 19:42

Misioni mbijetesë, Fejzaj: Kukësi nuk bën llogari, me bardheblutë japim gjithçka

Kukësi mori vetëm një pikë në përballjen në shtëpi ndaj skuadrës së Dinamos, në atë barazim pa gola që i mundësoi të dalë me një pikë nga kjo sfidë. Duke qenë ndeshje shtëpie, në Kukës shpresonin të shkonin te fitorja, për t’u ngjitur disi më lart në klasifikim dhe vijuar më të qetë garën sa i përket kampionatit.

fezaj

Në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport”, mesfushori i Kukësit, Plarent Fejzaj, pohon se skuadra hyri në fushë vetëm për ta fituar këtë ndeshje. Sipas tij, faktori fushë duhej të shfrytëzohej më mirë para tifozëve të tyre. “Nuk mund të them se na ka kënaqur shumë kjo pikë, për vetë faktin se luanim në shtëpinë tonë dhe duhet ta fitonim. Faktori fushë për ne dihet që është shumë i rëndësishëm dhe nuk morëm atë që donim përballë tifozëve tanë.

Megjithatë, duke parë në tërësi ashtu se si shkoi loja, ndoshta barazimi ishte rezultati më i drejtë për të dyja ekipet me atë që prodhuan në fushë”, u shpreh fillimisht mesfushori, i cili është një ndër më të preferuarit këtë sezon, pasi ka luajtur në gjitha ndeshjet e këtij sezoni, duke u kthyer në një pikë të rëndësishme për ekipin e Stavri Nicës.

OBJEKTIVAT Duke parë se si po shkon ky kampionat, është e paqartë të mësohen objektivat e disa skuadrave. Kukësi qëndron vetëm një pikë larg “Final 4” dhe një pikë larg zonës së rënies. Megjithatë, për 26-vjeçarin nuk është koha që të bëhen llogari cilat janë synimet e skuadrës, pasi sipas tij, rëndësi ka gjithnjë të merret maksimumi në ndeshjen e radhës.

“Të jem i sinqertë ne nuk bëjmë llogari. Objektivi ynë është që të bëjmëgjithnjë mirë në ndeshjen eradhës, duke i marrë ndeshjet një e nga një dhe të marrim fitoren. Kemi treguar se këtë sezon mund të luajmë si të barabartë me të gjitha skuadrat dhegjithnjë kemi besim se mund tëdalim me tri pikë nga njëndeshje”, vijoi më tej Fejzaj. Nëlidhje me sfidën e radhës, siçështë ajo me Tiranën, mesfushori theksoi se edhe ndaj bardhebluve do të hyjnë në fushëpër më të mirën.

“Çdo ndeshjepër ne ka rëndësinë e saj, siçështë kjo e kësaj jave me Tiranën. Ne do të hyjmë në fushëtë japim maksimumin për tëmarrë një rezultat pozitiv”, mbylli prononcimin e tij për gazetënPlarent Fejzaj, i cili këtë sezonështë aktivizuar në 846 minutanë kampionat me skuadrën eKukësit.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"