Miqësorja Arabi Saudite-Shqipëri, tifozët e Kombëtares “shfryjnë” në rrjete sociale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2022 | 14:46

Miqësorja Arabi Saudite-Shqipëri, tifozët e Kombëtares “shfryjnë” në rrjete sociale

Fakti që miqësorja e Kombëtares shqiptare ndaj Arabisë Saudite nuk transmetohej ka ngritur një pakënaqësi të madhe të tifozëve, sidomos në rrjetet sociale.

TIFOZAT KUQEZI

Shumë media, të cilët u munduan të pasqyronin ndonjë moment apo episod nga ndeshja, shkëputur nga ndonjë video e postuar nga ata pak të pranishëm që ishin në stadium, panë poshtë lajmit një mori komentesh revoltuese në lidhje me transmetimin, ku me një logjikë të thjeshtë, tifozit i është hequr e drejta për të ndjekur kombëtaren e tij, qoftë edhe në televizor.

Kështu që komentet ishin të shumta, ndërkohë që marrëdhëniet e Kombëtares me një pjesë të tifozëve janë ftohur së fundmi, si pasojë e rezultateve të dobëta, që solli edhe episodin e shëmtuar në fundin e ndeshjes me Islandën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"