Mihani, i rilindur: Golin ia dedikoj Maganit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2015 | 15:11

Mihani, i rilindur: Golin ia dedikoj Maganit

teutaaaaMeglid Mihani debutoi dje me gol te Teuta. Mesfushori kavajas ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë, duke konfirmuar se ka shumë për të dhënë në nivelet më të larta të futbollit shqiptar.

Në prononcimin pas ndeshjes për “Panorama Sport”, Magani theksoi se golin ia dedikon trajnerit Magani. “Zhvilluam një lojë të mirë, ku të gjithë pa përjashtim dhamë maksimumin në fushë. Ishim më superiorë se kundërshtari në të gjitha aspektet dhe mund të kishim shënuar në 3-4 raste të tjera. Ky ishte vetëm fillimi, pasi Teuta ka ende punë për të bërë.

Do të qëndrojmë me këmbë në tokë, duke i marrë ndeshjet sipas radhës. Këto pikë vlejnë shumë, jo vetëm në klasifikim, por në aspektin moral dhe psikologjik. Nisja e mbarë është gjysma e punës dhe kjo ishte një fitore karakteri. Golin ia dedikoj trajnerit Magani dhe shokëve të skuadrës, që dhanë gjithçka në fushë”, deklaroi kavajasi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"