Merkatoja e Milanit/ Turam dhe Lakrua në radarë për verën, kuqezinjtë marrin edhe 2 refuzime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2024 | 23:09

Merkatoja e Milanit/ Turam dhe Lakrua në radarë për verën, kuqezinjtë marrin edhe 2 refuzime

Prej disa kohësh në ambientet kuqezi qarkullon emri i Kefren Turam, mesfushorit të Nisës dhe vëllait të lojtarit të Interit, Markus. Në muajt e fundit ai ka qenë i lidhur me Interin dhe Juventusin, , megjithatë, Milani gjithashtu do të kishte bërë një lëvizje.

milan

Lajmin e bën të ditur “Sportmediaset” që saktëson se kostoja, rreth 40 milionë, është e konsiderueshme. Me një shënim të domosdoshëm, kontrata skadon në qershor 2025, pra mundësi të mjaftueshme për të negociuar.

Ai që duhet t’i bëjë vend, duket se është Ismael Benaseri që nuk do ta ketë aq të sigurt formacionin nëse nuk konfirmohet Pioli. Turam ka disa arsye që të zgjedhë Milanin dhe anasjelltas. Ai është shumë i lidhur me vëllain e tij Marcus dhe mund t’i bashkohet atij në Milano, sepse pas transferimit të dështuar të sulmuesit të Interit te kuqezinjtë verën e kaluar, familja ka në një farë mënyre një borxh ndaj “Djallit”.

derby-thuram-gazzetta

Në një klub me filozofinë e Milanit, Kefren do të gjente skenën e duhur për të shkëlqyer e për t’u bërë pjesë fikse e kombëtares së Francës. Në vitet e fundit përmirësimet e tij kanë qenë të dukshme dhe tashmë duket se i mungon një hap i fundit për t’u bërë një nga mesfushorët më të mirë dhe Milani mund të jetë mjedisi i duhur.

LAKRUA, NË SHËNJESTËR – Milani do të duhet të ndërhyjë edhe për mbrojtjen. Në rreshtin e parë, sipas “La Gazzetta dello Sport”, është Maksons Lakrua, i lindur në vitin 2000 dhe që luan te Volfsburgu. Me të, “Djalli” testoi situatën në merkaton e dimrit, por pa arritur marrëveshje.

maxence-lacroix-vfl-wolfsburg-2021-1631019582-70604

Francezi ka një kontrata që skadon më 30 qershor 2025 dhe, për këtë arsye, Milani mund ta sigurojë edhe me një zbritje në çmim. Në sfond, komentoi gazeta italiane, megjithatë mbetet ende Tosin Adarabioio, i cili do të lirohet nga Fulhamit në fund të këtij sezoni.

DY REFUZIME – Ditët e fundit, Gonsalo Ramos, sulmuesi i PSG-së, është kontaktuar nga Milani për të zëvendësuar Olivie Zhirunë që thuhet se do të largohet drejt Shteteve të Bashkuara. Për këtë çështje ka shprehur mendimin e tij edhe presidenti i klubit parisien Naser Al-Khelaifi, duke i mbyllur faktikisht derën një transferimi të mundshëm.

“Portugalia është një tokë që prodhon talente dhe unë jam shumë i lumtur me portugezët që kemi në klub”, ka thënë sheiku i cili dukshëm nuk dëshiron të shohë sulmuesin, askund tjetër përveç kryeqytetit francez. Aron Anselmino është gjithashtu një objektiv i Milanit që duket po aq larg kuqezinjve.

I vlerësuar 20 milionë euro nga Boka Juniors, mbrojtësi duket se i ka kërkuar klubit të mos e shesë pasi ndihet mirë në Buenos Aires ku dëshiron të vazhdojë karrierën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"