Merkato 200 milionë euroshe, Bajerni sakrifikon 7 senatorë/ Ja emrat e atyre që mund të largohen në verë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2024 | 21:35

Merkato 200 milionë euroshe, Bajerni sakrifikon 7 senatorë/ Ja emrat e atyre që mund të largohen në verë

Lista e transferimeve të menaxherit të Bajernit, Maks Eberl, është e gjatë. Për drejtuesit e klubit është e qartë: Lista e dëshirave të tyre do të kushtonte mbi 200 milionë euro.

bajern

Por sipas “SPORT BILD” në klub janë të gjithë dakord se investimet e këtyre përmasave mund të financohen vetëm përmes një plani të mirëmenduar shitjesh.

Dhe në këtë listë zbulohet se ka edhe emra shumë të rëndësishëm të organikës aktuale. Janë gjithsej shtatë profesionistë që janë në diskutim: Leon Gorecka (29), Joshua Kimish (29), Alfonso Dejvis (23), Leroi Sane, Serzh Gnabri (28), Nuser Mazraui (26) dhe Dajot Upamekano (25 vjeç) janë në diskutim.

Por ndërsa Dejvis aktualisht nuk është kundër një shitjeje te Reali i Madridit, senatorë si Kimish, Sane dhe Gnabri do të paktën jenë duke rishqyrtuar të ardhmen e tyre në Mynih, gjithmonë nëse mbërrin një ofertë e përshtatshme.

Upamekano dhe Gorecka aktualisht po refuzojnë një lëvizje në verë. Përveç kësaj, Bona Sarr (32) dhe Erik Maksim Çupo-Moting (34 vjeç) do të largohen nga klubi për shkak të skadencës së kontratave dhe do të lirojnë një buxhet rrogash me shifra dyshifrore për yjet e rinj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"